Pages

Sunday, February 24, 2013

Gazeta Panorama ONLINE: Programi i PS, Berisha: Programi i Nastradinit. Vraponi o burra te kalojme ylberin

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Programi i PS, Berisha: Programi i Nastradinit. Vraponi o burra te kalojme ylberin
Feb 24th 2013, 21:09

Berisha në FacebookTIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka ironizuar sot me Konventen e PS-se dhe programin e socialisteve per Rilindje, prezantuar gjate dy diteve ne Pallatin e Kongreseve. “Ketij i thone EKUILIBER! Vraponi o burra te kalojme YLBERIN!”. Keshtu shkruan ne profilin e tij ne Facebook, Berisha, i cikli duke iu referuar mediave ka thene se [...]

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/24/programi-i-ps-berisha-programi-i-nastradinit-vraponi-o-burra-te-kalojme-ylberin/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Vrasja mafioze në Tiranë, oficeri Dritan Lamaj u kërcënua disa herë radhazi

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Vrasja mafioze në Tiranë, oficeri Dritan Lamaj u kërcënua disa herë radhazi
Feb 24th 2013, 19:51

dritan lamaj portretTirane – Lajmifundit – Policia e shtetit deklaroi se po vazhdon hetimet në lidhje me vrasjen e oficerit Dritan Lamaj, ish shef i komisariatit nr.6 të policisë në Tiranë. Objekt i hetimit janë bërë disa konflikte që ai ka pasur në kohën kur drejtonte komisariatin në fjalë ndërsa së fundi ishte transferuar specialist në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, citon lajmifundit.
Konfliktet e oficerit Dritan Lamaj kanë qenë të shumta, madje edhe publike pasi ndaj ti u bënë edhe padi penale në prokurori të cilat rezultuan të pa baza.
Një burim nga hetimi i çështjes ka pohuar se oficeri ishte kërcënuar disa herë me jetë për shkak të detyrës së tij.

Policia: Per cdo informacion te vlefshem per vrasjen e Kryekomisarit D.Lamaj mundt te telefoni ne mob 069 41 02 932

Deklarata e policise:———–-Sot, eshte vrare me arme zjarri punonjesi i policise se Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjec, me banim ne Tirane.
Menjehere ne vendngjarje shkuan sherbimet e policise, strukturat per krimet e renda te Policise se Shtetit, u formua nje grup i posacem hetimor, te cilet aktualisht po kryejne veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar te gjitha provat e vlefshme per ngjarjen.

Ne lidhje me kete ngjarje te rende, Policia e Shtetit, vendos ne dispozion shumen e parave prej 100 mije Dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te indetifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin. Per cdo informacion ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autorit do t'ju informojne ne vijimesi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Vrasja e oficerit Dritan Lamaj, policia: 100 mijë dollarë për kapjen e autorëve

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Vrasja e oficerit Dritan Lamaj, policia: 100 mijë dollarë për kapjen e autorëve
Feb 24th 2013, 19:03

plumbatPolicia e shtetit vendosi një shumë prej 100 mijë dollarësh shpërblim për këdo që jep informacione në lidhje me autorët e vrasjes së oficerit të policisë Dritan Lamaj, ish shef i komisariatit të policisë nr.6 në kryeqytet.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia, ish shefi i komisariatit të policisë nr 6 është qëlluar me rreth 15 plumba duke gjetur vdekjen pak kohë pas ngjarjes.
Krimi ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos në Tiranë pranë vendbanimit të oficerit të policisë. Lamaj aktualisht punonte si specialist në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: U ekzekutua me breshëri plumbash në Tiranë, ja foto e Dritan Lamajt

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
U ekzekutua me breshëri plumbash në Tiranë, ja foto e Dritan Lamajt
Feb 24th 2013, 18:47

dritan lamaj portretKjo është fotografia e ish shefit të komisariatit të policisë nr.6 në Tiranë Dritan Lamaj. Lamaj u qëllua pak orë më parë me breshëri kallashnikovi të cilat i morën jetën. Pavarësisht përpjekjes për ta dërguar drejt spitalit ushtarak Lamaj nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të shumta dhe gjakderdhjes. Lamaj u godit me breshëri në zonën rreth shkollës "Vasil Shanto" në kryeqytet. Atentatorët e goditën automjetin me armë zjarri automatik dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos u kapur nga policia.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Greqi, dështon arratisja me helikopter nga burgu, të implikuar dy shqiptarë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Greqi, dështon arratisja me helikopter nga burgu, të implikuar dy shqiptarë
Feb 24th 2013, 19:36

policia_grekeDështoi dje një tentativë arratisjeje me helikopter nga burgu i Trikalas në Greqi. Autoritetet greke kanë njoftuar se katër persona, 2 shqiptarë e 2 grekë, kanë tentuar të ndihmojnë në arratisjen e Panajotis Vlastos, një nga eksponentët më të njohur të krimit në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 helikopteri me pilotin dhe 3 persona në bord u afrua në oborrin e burgut dhe pasi qëndroi për disa minuta mbi të, lëshoi shkallën, ku hipi i dënuari Panajotis Vlastos.
Shkalla e helikopterit ngeci në telat me gjemba dhe kjo vonoi arratisjen duke iu dhënë kohë rojeve të burgut dhe policisë të qëllojnë mbi të. Sipas policisë, shqiptarët u përgjigjën duke hapur zjarr dhe për pasojë është lënduar lehtë një roje burgu, citon nevvs24.
Sipas tij, nga zjarri i policisë, helikopteri u detyrua të ulet në oborrin e burgut, ndërsa i dënuari u rrëzua nga shkallët e tij duke u dëmtuar. Nga plumbat u plagos në dorë edhe piloti i helikopterit, i cili u dërgua në spital, ndërsa shqiptarët shpëtuan me gërvishtje të lehta.
Policia ka arrestuar pilotin dhe 3 personat që gjendeshin në bordin e helikopterit, 2 nga të cilët shqiptarë.  Kjo është një tentativë për arratisje me helikopter nga burgu, pas 2 arratisjeve spektakolare që arriti të realizonte i dënuari shqiptar Alket Rizai.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Bën seks me qenin në rrugë, arrestohet

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Bën seks me qenin në rrugë, arrestohet
Feb 24th 2013, 19:15

vajza_qenMediat e huaja lajmërojnë se Kara Vandereyk u arrestua nga policia pasi ishte duke bërë seks në mes të rrugës me qenin e saj pitbull.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angelos ndërsa policët u njoftuan nga fqinjët e vajzës, të cilët të tronditur raportuan gjithë sa u kishte zënë syri.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjetën gruan gjysmë të zhveshur dhe thuajse pa ndjenja përtokë. Gruaja u shoqërua në polici, ndërsa nuk bëhet e ditur dëshmia e saj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta SHQIP: Rihana shijon pushime të çmendura në Hawai

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rihana shijon pushime të çmendura në Hawai
Feb 24th 2013, 20:02

rihana ne plazh

Pak ditë më parë ajo festoi 25 vjetorin e lindjes në krahët e të dashurit të saj, Chris Brown dhe zgjodhi pikërisht Hawain e mrekullueshëm për ta bërë këtë.

rihana ne plazh.jpg1

 

Por duket se Riahana ka përfituar të shijojë plazhin dhe diellin mrekullueshëm edhe për disa ditë të tjera. Këngëtarja është fotografuar në shoqërinë e një mashkulli tjetër teksa argëtohej duke bërë ski në ujë.

rihana ne plazh.jpg2

Pa make up, e veshur me jelekun e skive ujore dhe një palë bikini pink, 25 vjeçarja dukej tërësisht e relaksuar teksa shijonte pushimet e saj hauajane dhe nxirrte në pah sportivitetin që e karakterizon.

rihana ne plazh.jpg1.jpg3

24 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Rihana shijon pushime të çmendura në Hawai burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta SHQIP: Madona nuk njeh konkurrencë, mbetet këngëtarja më e paguar

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Madona nuk njeh konkurrencë, mbetet këngëtarja më e paguar
Feb 24th 2013, 20:14

madona me e paguaraMbretëresha e muzikës pop, pavarësisht moshës dhe konkurrencës së egër në tregun muzikor mbetet këngëtarja më e paguar në botë.

'Billboard Magazine' ka publikuar një listë me 40 këngëtarët që kanë pasur përfitime më të mëdha monetare gjatë 12 muajve të këtij viti ("Music's Top 40 Money Makers 2013″,) dhe në majë të kësaj liste me 26, 2 mln euro fitime, qëndron pikërisht këngëtarja e madhe Madona, përpara Bruce Sprinsteen dhe Roger Waters.

Britanikja Adele renditet në vendin e 11-të me 18, 3 mln euro, ndërsa një nga grupet më të pëlqyera nga të rinjtë dhe adoleshentët, 'One Direction' klasifikohen në vendin e 30 me 10, 5 mln euro fitime.

24 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Madona nuk njeh konkurrencë, mbetet këngëtarja më e paguar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

SHOKUESE.com: Dobësim “befasues” i mësueses, shndërrohet në modele (FOTO)

SHOKUESE.com
Lajme, çudira, video, dhe foto shokuese ç'do minutë.
Dobësim "befasues" i mësueses, shndërrohet në modele (FOTO)
Feb 24th 2013, 19:18

Mësuesja, e cila qante sa herë shikonte trupin e saj në pasqyrë, tashmë është shndërruar në një modele të brendshmesh. Për të arritur këtë qëllim, 21-vjeçarja Becci Skelley mbajti një dietë me fruta dhe supë për gjashtë muaj dhe u dobësua shumë "Konsumoja ushqimet e gabuara dhe shëndoshesha. Gjithnjë përpara se të dilja qëndroja disa … Continue reading

The post Dobësim "befasues" i mësueses, shndërrohet në modele (FOTO) appeared first on SHOKUESE.com.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Zëri i Amerikës: Gjirokastër, bllokimi i lëndëve narkotike

Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Gjirokastër, bllokimi i lëndëve narkotike
Feb 24th 2013, 15:44

Krahas trafikut me Greqinë, operacionet kanë dëshmuar se trafikantët synojnë transportimin e lëndëve narkotike drejt Vlorës dhe më pas drejt Italisë

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Zëri i Amerikës: Karzai urdhëron largimin e forcave të posaçme amerikane nga provinca Wardak

Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Karzai urdhëron largimin e forcave të posaçme amerikane nga provinca Wardak
Feb 24th 2013, 19:09

Presidenti afgan Hamid Karzai urdhëroi largimin e të gjitha forcave të posaçme amerikane nga një provincë lindore si përgjigje ndaj akuzave që ato forca ose aleatët e tyre afganë mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut ndaj civilëve. Në një deklaratë sot, zyra e zotit Karzai tha se një hetim qeveritar i incidenteve të sigurisë në provincën Wardak, arriti në ...

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Zëri i Amerikës: Anastasiades fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro

Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Anastasiades fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro
Feb 24th 2013, 19:17

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tregonin se zoti Anastasiades mori 57.5 % të votave, ndërkohë që rivali i tij i majtë Stavros Malas mori 42.5 %

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Zëri i Amerikës: Trafikantët e drogës në kërkim të rrugëve të reja të trafikimit

Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Trafikantët e drogës në kërkim të rrugëve të reja të trafikimit
Feb 24th 2013, 16:28

Në kufirin Shqipëri-Mal i Zi javët e fundit po vërehet shtim i rasteve të përpjekjeve të trafikantëve për trafik droge

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Zëri i Amerikës: Vëllai i atletit Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje

Zëri i Amerikës
Zëri i Amerikës (VOA) është një shërbim ndërkombëtar transmetimesh në multimedia nga SHBA, me lajme dhe informacione në më shumë se 40 gjuhë.
Vëllai i atletit Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje
Feb 24th 2013, 19:20

Carl Pistorius akuzohet për vrasjen e një gruaje motorçikilste në një aksident në vitin 2008 në periferi të Johanesburgut

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta SHQIP: Proteza e syve bëhet realitet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Proteza e syve bëhet realitet
Feb 24th 2013, 19:01

MK-CA939_EYE2_G_20130214175000Bioteknologjia sfidon sëmundjen e verbërisë. Bëhet i mundur impianti retinal, që kthen shikimin te personat e verbër

Shkencë

Miratohet pajisja për trajtimin e verbërisë

A kanë krijuar shkencëtarët më në fund të shumëpriturin "syrin bioteknologjik"? Kërkimet për të krijuar një protezë retinale, e cila do t'u jepte të verbërve mundësinë të shihnin sërish, ka qenë një sfidë për shkencën e sotme. Për herë të parë në histori është aprovuar projekti "Argus II" për syrin bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë. Kjo risi është sjellë nga Kompania Mjekësore e Mundësisë së Dytë për Shikim, SSMP. Administrata për ushqimin dhe drogën e ka miratuar "Argus II", i cili shpërndan stimulime elektrike në retinë, për të nxitur shikimin tek individët që vuajnë nga verbëria. Pigmentoza e retinës është një verbëri e trashëguar, e cila shkaktohet nga përzierja e pigmenteve brenda retinës. Ajo shkatërron qelizat e indeve të pasme të syrit, në pjesën përgjegjëse për procesin e dritës. Sëmundja shkakton humbjen e ngadaltë të shikimit derisa nuk shihet më asgjë. Rreth 100 000 persona e kanë këtë sëmundje në SHBA, ndërsa në Shqipëri mendohet ta kenë 11 843 persona. "Argus II" është i pranishëm edhe në Europë, ndonëse kjo pajisje nuk mund ta kthejë shikimin plotësisht, ajo mund ta përmirësojë shikimin tek individët që nuk shohin fare. Robert Grinberg, drejtor i kompanisë që ka prodhuar pajisjen, shprehet se proteza retinale është një hap i madh përpara për shkencën dhe për pacientët që do të përfitojnë prej saj. Deri më tani nuk kishte asnjë trajtim të mundshëm për të verbrit. Pajisja punon duke u bërë bajpas qelizave të dëmtuara që përpunojnë dritën. Kamerat e montuara te syzet filmojnë informacionin vizual në formën e dritës; të dhënat transmetohen nëpërmjet valëve në impiant, që u jep shkas elektrodave në mikroprocesor të nxisin pikselët e dritës në retinë. Ky informacion i dërgohet trurit dhe ky e procedon si një imazh të zakonshëm.

MK-CA939_EYE2_G_20130214175000 transhumanism - bionic eye - how bionic eyes work - blind - retinitis pigmentosa - camera PJ-BM245_LAB_G_20130128185405 MK-CA938_EYES_G_20130214180336 bionic_eye

Impianti "Argus II", i prodhuar në Kaliforni, mendohet që të shpërndahet deri në fund të këtij viti në të gjitha klinikat mjekësore në Amerikë. Deri më tani, proteza retinore e lejon përdoruesin të shohë bardhezi, në mënyrë që të dallojë qartë formën dhe kontrastin e sendit. Shkencëtarët shpresojnë që të arrijnë shumë shpejt ta krijojnë pajisjen edhe me ngjyra. Dr. Mark Humain shprehet se shumë pacientë mund ta përdorin protezën bioteknologjike të syve edhe në aktivitetin e përditshëm, për të lexuar shkronja të mëdha, për të lokalizuar sendet dhe për më shumë shpresohet se hapat e parë të kësaj shpikjeje të arrijnë deri aty sa t'i ndihmojnë pacientët plotësisht. Shkencëtarët thonë se projektimi i syrit bioteknologjik ka qenë një sfidë e vërtetë, për vetë faktin se krijimi i kësaj pajisjeje ka qenë ndryshe nga impianti i dëgjimit. Kjo, për shkak se informacioni pamor është dydimensional dhe prej anatomisë së ndërlikuar të syrit. Ka akoma edhe më shumë sfida mbi teknologjinë e protezës së syve. Shkencëtarët po studiojnë mënyrat e mundshme sesi të fusin më shumë elektroda në mikroçipin e pajisjes për të bërë të mundur një cilësi më të mirë të shikimit për "Argus II". Shikimi i zakonshëm bazohet në më shumë se njëqind milionë receptorë ndijorë të dritës në secilin sy. Që prej vitit 1991, mjekët dhe bioteknologët janë përpjekur nëpërmjet eksperimenteve të shumta, të zbulojnë pajisjen revolucionare, që do të bëjë të mundur kthimin e shikimit te pacientët e sëmurë. Dr. Grinberg shprehet se që prej fundit të shekullit XX njerëzit kanë ëndërruar që proteza e syve të ishte një realitet dhe, mesa duket, u deshën mbi 20 vjet që inxhinierët e mjekësisë të afroheshin mjaftueshëm me suksesin e krijimit të pajisjes. Prej vitit 1998, shkencëtarët e kompanisë për mundësinë e dytë të shikimit, kanë eksperimentuar krijimin e impianteve të shumta të retinës me 16 elektroda. Edhe me një numër kaq të vogël elektrodash pacientët shpreheshin se arrinin ta shikonin formën e imazhit, në qoftë se ata e lëviznin kokën pak prapa, duke bërë kështu të mundur shikimin e qartë të mjedisit. Këto kohë kompania e ka përpunuar pajisjen dhe ka bërë të mundur shtimin e numrit të elektrodave deri në 60 prej tyre. Operacioni për instalimin e impiantit të ri të shikimit zgjat 2 orë. Për pacientët që kanë pritur gjithë jetën t'u kthehet shikimi, dy orët e domosdoshme duket se kalojnë shumë shpejt.

Aprovohet projekti "Argus II", për herë të parë i mundur syri bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë

Pigmentoza e retinës është sëmundja e verbërisë së trashëguar, e cila shkaktohet nga përzierja e pigmenteve brenda retinës. Rreth 100 000 persona e kanë këtë sëmundje në SHBA, ndërsa në Shqipëri mendohet ta kenë 11 843 persona

Proteza retinore e lejon përdoruesin të shohë bardhezi, në mënyrë që të dallojë qartë formën dhe kontrastin e sendit. Shkencëtarët shpresojnë së shpejti ta bëjnë të mundur edhe me ngjyra

Proteza e syve bëhet realitet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Nacionale: Edhe një granatë dore në veri të Mitrovicës

Nacionale
Nacionale
Edhe një granatë dore në veri të Mitrovicës
Feb 24th 2013, 19:02

Një mjet i pa shpërthyer që dyshohet te jete granat dore është gjetur te dielën rreth ore 16: 40, në lagjen e Boshnjakeve në veri të Mitrovicës. Burimet e Kosovapress-it, bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer është gjetur në oborrin e një shtëpie në te cilën jetojnë tri familje shqiptare. Kjo shtëpi e cila ndodhet krejt pranë urës lindore te Ibrit jetojnë familjet e Nazmi Kyqyku dhe Farkuk dhe Ekrem Kuqit. Po ashtu merret vesh se në vendngjarje ndodhën Policia e Kosovës dhe ata të...

Media files:
mitrovica_987580.gif_608410.jpg (image/jpeg, 0 MB)
You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

SHOKUESE.com: I dha fund karrierës së vrapimit në moshën 101 vjeçare

SHOKUESE.com
Lajme, çudira, video, dhe foto shokuese ç'do minutë.
I dha fund karrierës së vrapimit në moshën 101 vjeçare
Feb 24th 2013, 18:36

Me mijëra vrapues kanë marrë pjesë në maratonën prej 10 kilometrash në Hong Kong, e cila për 101-vjeçarin britaniko-indian, Fauja Singh, ishte dhe celebrimi për daljen në pension pas një karriere të gjatë vrapimi. Singh, i cili ka gjashtë fëmijë, 18 nipër dhe mbesa dhe një numër dhe më të madh stërnipërish, ka festuar në … Continue reading

The post I dha fund karrierës së vrapimit në moshën 101 vjeçare appeared first on SHOKUESE.com.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Panorama ONLINE: Tiranë, ekzekutohet ish shefi i Komisariatit nr.6

Gazeta Panorama ONLINE
Gazeta Panorama Versioni ONLINE, lajmet e fundit, lajmi i fundit
Tiranë, ekzekutohet ish shefi i Komisariatit nr.6
Feb 24th 2013, 18:45

ngjarjaTIRANË-Ekzekutohet me arme zjarri ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 minuta në zonën e  "Vasil Shantos" në Tiranë, nderkohe policia ka njoftuar se nje automjet tip BMW me targa te Durresit eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se me te jane larguar autoret. Sipas te dhenave [...]

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/24/tirane-ekzekutohet-ish-shefi-i-komisariatit-nr-6/

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Shqipëria - Bota Sot: Tiranë, vritet me armë ish shefi i Komisariatit të Kombinatit

Shqipëria - Bota Sot
Bota Sot e perditshmja kosovare edhe online
Tiranë, vritet me armë ish shefi i Komisariatit të Kombinatit
Feb 24th 2013, 18:52

Është vrarë me armë zjarri ish shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, Dritan Lamaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur "Vasil Shanto", ku viktima po udhëtonte me makinë dhe persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj Lamaj.Paraprakisht mësohet se drejt mjetit me targë TR 25 64 N me të cilin udhëtonte Lamaj është drejtuar breshëri kallashnikovi që kanë përfshirë të dy anët e makinës.Edhe pse viktima është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, nuk mundi t'i mbijetojën plagëve të marra.Oficeri në karrierë Lamaj aktualisht kryente detyrën e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit....

Media files:
medium_dritan-lamaj241361731921.jpg (image/jpeg)
You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmet e Shqiperia.com - Artikujt e fundit: Tirane ekzekutohet ish-kryekomisari

Lajmet e Shqiperia.com - Artikujt e fundit
lajmet e fundit
Tirane ekzekutohet ish-kryekomisari
Feb 24th 2013, 18:51

Ekzekutohet me armë zjarri në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ish-kreu i Komisariatit numër gjashtë në Tiranë Dritan Lamaj. Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 1830 të së dielës kur ish-kryekomisari aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N. Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Dhjetra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet e para për gjetjen e autorëve të krimit. Grupet hetimore morën në dorëzim skenën e ngjarjes së rëndë dhe nisën verifikimet për të rënë në gjurmë të ekzekutuesit apo ekzekutuesve. Për momentin nuk ka informacione për motivet e sulmit por dyshimet e para bien “për shkak të detyrës”

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Perse Njeqindedyzete dhe jo vetem dy?

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Perse Njeqindedyzete dhe jo vetem dy?
Feb 24th 2013, 17:59

Pellumb Kulla

kulla

Para  ndonjë muaji afro njëmijë vetë të cilësuar si intelektualë dhanë pëlqimin t'i bashkohen një thirrjeje në dobi të ecjes së atdheut përpara. Ata i bënin apel kryetarit të PS-së që ai të lejonte deputetët e tij të votonin tre ligjet e kërkuara nga Europa.

Nuk dua të ndjek vazhdën e deritashme të përfoljeve mbi shtrëngimin e tyre, mbi frikën që i shtynte intelektualët të pranonin të viheshin në rresht dhe as dua të tallem me stilin e apeleve të një kohe që e kemi lënë. E kuptoj gjendjen ku ndodhen peticionistët, e besoj bile, dhe që e kanë dëshirë të vërtetë që ata tre ligje të votohen, e pranoj që atyre as u shkon nëpërmend se pas votimit vendi do të mbetet aty ku është, në dyert e Bashkimit të Europës por, jashtë dyerve, pa biletën për të hyrë në të.

Dua t'i pyes tërë ata mjekë, infermjerë, artistë dhe sportistë: mirë e bëtë thirrjen, po përse ia drejtuat kryetarit të PS? Kryetari, Edi Rama, nuk ka të drejtë vote. Nuk voton, nuk është në sallën e Kuvendit. Përse i luteni atij?! Përse nuk ia drejtoni kërkesën dhe përgjërimin drejtpërdrejt atyre shtatëdhjetë deputetëve që mblidhen në Kuvend dhe që nuk i binden Topallit për të votuar?! Deputetët, – jo vetëm ata të Ps-së – duhen trajtuar si njerëz me integritet, të paktën duhet besuar se ata votojnë si ua thotë zemra dhe kur votojnë nuk hedhin vështrimin nga i pari i tyre. Thirrja juaj ishte e sinqertë e dalë nga fundi i zemrës dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të prekte disa nga deputetët socialistë, në mos që të gjithë. Ata mund ta dëgjonin thirrjen dhe t'i thoshin Ramës: mbaj karrigen e kryetarit e nuk ke punë fare si merakosemi ne për fatet e atdheut tonë. Për ne Shqipëria është më e shtrenjtë se PS-ja!"

Por ju nuk vepruat kështu. Kuptohet që ju jeni votantë dhe simpatizantë të partisë tjetër, që qeveris vendin, dhe asaj i detyroheni për çdo gjë. Letrën as e ideoi dhe as e hartoi ndonjëri nga ju njëmijët që e firmosët. Kështu ju thanë e kështu bëtë. Në zyrat e  asaj partie ju udhëzuan t'i bëni apel Ramës, se aty ashtu është stili. Berisha e di, se ashtu si në lëmin e vet, edhe në lëmin tjetër, i pari është ai që do të vendosë, t'i lejojë a t'i ndalojë, t'i shtyjë apo t'u bërtasë. Berisha është i çiltër, ai nuk fshihet prapa gishtit. Me dhjetra herë ai është shprehur "unë e mbledh parlamentin që nesër!" Zotëria e tij pra e thotë açik që ai e mbledh parlamentin kur t'i dojë e bardha zermër! Që të nesërmen! E thotë dhe nuk na le së paku vetëm ta dyshojmë se ai i ka të tëra në dorë. Pa teklif e pa na lodhur hiç, pa ia bërë syri tërrr, e deklaron që kryetarja e atij Kuvendi është thjesht një kukullzë!

Dhe detyrimisht te ai burri për karshi do t'ju drejtonte!

Kjo është sëmundja e foshnjore e demokracisë shqiptare që gjallon me stilin vendimmarrës të PPSH-së. Për peticionistët nuk ka pikë dyshimi që Rama i pengon deputetët të votojnë. Zotërinjve doktorë as nëpërmend nuk u shkon që mes deputetëve socialistë mund të ketë personalitete të vetdijëshme të grupit parlamentar, të cilët mund të gjykojnë ekzaktësisht si kryetari i tyre, dhe ta kenë mendjen top, se nuk duhet vazhduar maskarada e hartimit të ligjeve, kur ato të bërat deri sot shkelen mizorisht. Dhe disa nga ata nuk do t'i votonin tre ligjet edhe sikur Rama t'u lutej që ta bënin këtë! Ju as nuk e diskutoni fare që të tillë deputetë nuk gjenden nën diellin e atdheut tonë!

Por ju keni të drejtë. Edhe unë mendoj se tek ne duhet vepruar ashtu si ju porositën juve.

Të dashur njëmijë intelektualë! Duket qartë që dy vetë i kanë në dorë politikat e vendit. Në kuvendin tonë mblidhen njëqindedyzet vetë, por nënëtëdhjetenëntë herë në njëqind raste atje veprohet sikur të jenë vetëm dy. Është e drejtë që ndarjet e dallimet mes dy grupeve të jenë, por jo edhe aq sa të na lindë ideja të jenë vetëm dy! I thonë Kuvend, dreqi ta hajë! Kuvend dhe kuvëndim janë fjalë të bukura shqipe! Por nuk shikon aty ndonjërin që të zerë foltoren e të thotë: zotërinj, unë i përkas palës tjetër, por jam plotësisht dakord me projektin që paraqitët ju! Për këto dhe këto arsye, unë do të votoj me ju!… Nuk është bërë kot lufta që të hiqet votimi i fshehtë, në mënyrë që ata të dy t'i kenë në zotërim vathat e tyre.  Ata të dy janë perënditë.

Ata vendosin se kush do të punësohet në kuvend këtë herë. Janë ditë vendimtare tani dhe ndihet mirë zhurmërimi se po hartohen listat, se ka pjesë të listës që janë fare të sigurta, ka pjesë gjoja të sigurta dhe të pasigurta aspak. Shqetësimi i pjesës më të madhe i të dy krahëve të parlamentit, sidomos i atyre që nuk e zunë foltoren asnjëherë, dhe atyre që nuk i njeh as gjitoni, është maksimal. Do jemi në listë? Do na rreshtojnë afër kreut të listës këta dy kryetarët tanë, apo jo? Dhe listat, sikurse herën që shkoi, parapëlqim të parë kanë besnikërinë ndaj kryetarëve, gatitushmërinë dhe pastaj vlerat individuale dhe në fund fare popullaritetin krahinor.

Është çështje punësimi vëllezër. Një punë fare e lehtë, kartonangritës! Nuk di, po kartoni peshon a s'peshon 4-5 gram –asgjë fare, pavarësisht nga ngjyra! Pastaj vetëm  njërin karton do të ngresh, nuk do këputësh mish, de! Dhe atë, katër e shumta pesë herë në muaj do ta bësh! Ama është një punë që paguhet mirë, përveç njëmijë leverdive të tjera që sjell pas vetes.

Dhe atëhere më piqet mendimi dhe dua t'u drejtohem tërë atyre punëtorëve të shëndetësisë, të artit dhe të sportit që ju drejtuan zotit Rama dhe t'i ftoj të bëjmë një peticion tjetër. Aty le të propozojmë që, në vend të njëqind e dyzet deputetëve, të venë atje në mejdan vetëm dy. Mirë, hajd, se dy janë pak: le të jenë katërmbëdhjetë! Kështu edhe llogaritjet e tre të pestave edhe takimet për marrëveshje janë më të kollajta edhe buxheti lehtësohet, sidomos tani në kohën e krizave.

 

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Berisha, njeriu dhe natyra.

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha, njeriu dhe natyra.
Feb 24th 2013, 17:44

Besnik Baraj

besnik_baraj

Kushdo që ka ndjekur parlamentin Shqiptar, me siguri ka dalë mjaft i zhgënjyer nga mënyra e komunikimit në atë sallë. Për shumë vite do mbahet mend fraza e egër, primitive e Berishës " Ta bëj fytyrën si këpuca", apo shtesa e Topallit " Kapeni për zhelesh e qiteni jashtë".  Të krijohet përshtypja se nuk je në Parlamentin Shqiptar, por në një nga kazinotë e shumta që kanë mbirë si këpurdha në Tiranë. Psikologët, mjekët psikiatër me siguri kanë argumentet e tyre për këtë mënyrë sjellje. Por ka dhe një këndvështrim tjetër. Një nobelist gjerman thotë se ka një korrelacion të ngushtë midis agresivitetit të njeriut dhe qëndrimit që mban ai ndaj natyrës. Albert Schweitzer thotë se, kur njeriu nuk respekton natyrën, qeniet e thjeshta të saj, qofshin bimë apo kafshë, atëherë ai shfaqet shumë agresiv ndaj qenies të ngjashme me vetveten, njeriun. Po ti hedhim një sy politikës së Berishës në këto 8 vjet qeverisje, do të vëmë re se ka një agresivitet të jashtëzakonshëm ndaj natyrës. Janë tejshkatërruar shtretërit e lumenjve, është maksimizuar betonimi i bregdetit, pyjet janë prerë si asnjëherë, ku vazhdon eksporti i drurëve dhe qymyrit të drurit. Shpendët po zhduken, për shkak të gjuetisë mjaft agresive. Po vihet dorë mbi monumentet e natyrës, kanione apo parqe kombëtare, për të bërë gjoja hidrocentrale dhe ferma me mullinj për prodhim energjie. Jemi unikal ne Evropë në dëmtimin e natyrës.

Në  programin e qeverisjes së Berishës në 2005, prioritetet e tij qëndronin mjaft mirë në letër. Po le të shohim disa momente për të kuptuar fiktivitetin e tyre, faktin se ky njeri prej 22 vjetësh shet gënjeshtrën tek shqiptarët.

Premtoi se do të mirëmenaxhonte mbetjet urbane, por ai ligjëroi importin e plehrave dhe nuk arriti të verë në funksionim qoftë edhe një landfill të vetëm. Ai me miratimin e këtij ligji ka hequr mundësinë e dhënies  prioritet riciklimit të mbetjeve të vendit. Premtoi  mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtare, kur një nga perlat e natyrës Shqiptare, Lura, ka pësuar një degradim të mëtejshëm dhe nga zjarret u dëmtuan dhe shumë të tjerë, përfshirë dhe parkun e Dajtit, pak km nga zyra e tij. Premtoi se do ruheshin lumenjtë. Në këto 8 vjet lumenjtë kanë parë masakrën më të rëndë në historinë e tranzicionit. Shihni Erzenin, ku klientët e Berishës vazhdojnë të jenë të zhytur në shfrytëzimin e tij! Foli për rehabilitim të pyjeve, por  barbaria është thelluar. Mediat denoncojnë me pamje të qarta nga Qarku Korçës etj, masakrën në  pyje. Eksporti i lëndës drusore dhe qymyrit të drurit lulëzon. Është ironike të kujtohet se Jakomoni në 1939 e ndaloi këtë eksport edhe pse kishte shumë më tepër pyje atëherë.  Premtoi se do ndalohesh shfrytëzimi i terreneve me erozion të lartë, kur në fakt i tërë territori Shqiptar ka erozionin më të lartë në Evropë, 20 deri 40 ton / ha në vit. Do mjaftonin  vetëm 20 ton në vit për të humbur një tokë pjellorinë, pas 20 vjetësh, me 50%. Foli për përgjysmim të ndotjeve të ajrit në zonat urbane, në një kohë që s'ka marrë asnjë masë për shtimin e rrugëve pedonale, përmirësimin e cilësisë së karburantit, shtimit të zonave të gjelbra apo përmirësimin e transportit publik. Përkundrazi makinat janë shtuar dhe natyrshëm ndotja me benzen, toluen,  oksidet e azotit apo squfurit është rritur. Kjo vihet re në qytetet e mëdha urbane. Ca me keq me planin e ri për Tiranën, ku masakra ndaj parqeve është evidente dhe ato rrugë pedonale të planifikuara tashmë janë hequr si të tilla nga Lulzim Basha. Foli për trajtim të ujërave të zeza në të gjithë zonën bregdetare, kur sot,  jo pas 4 vjetësh nga 2005, por pas 8 vitesh, nuk kemi as edhe një qytet që të bëjë trajtim kimik dhe biokimik të ujërave të zeza. Foli për trajtimin me prioritet të vatrave të nxehta, që janë burim kontaminimi e rrezik për jetën e njerëzve, kur në fakt nga 39 vatra janë trajtuar vetëm 4 dhe të gjitha me donacione ndërkombëtare, një pjesë të nisura para se ai të vinte në pushtet. Mund të vazhdoja më tej me objektivat e tij në 4 vjeçarin e parë, por nuk e vlen, tashmë atë e njohin të gjithë shqiptarët. Berisha i ngjan një prestixhatori që luan prej 23 vjetësh në skenat e historisë shqiptare, duke sjellë jo vetëm zhgënjim por shpesh edhe dramë dhe tragjedira.  Jemi të vonuar në largimin e tij. Duket, nobelistit i  famshëm, ka të drejtë në gjykimin e tij se ka lidhje me profilin e Berishës si gjenerator konfliktesh dhe agresiviteti ndaj shqiptarëve dhe qëndrimit që ka mbajtur ndaj natyrës në politikat e tij.

ligji jakomonit

Është detyrim i PS që të realizojë shpresën e shqiptarëve dhe të vendosë zhvillimin e vendit në shtratin normal, si nga pikëpamja e nivelit të demokracisë, por edhe të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm, përfshirë dhe atë të mjedisit. Në vizionin tonë mjedisi është ekonomi, shëndet, drejtësi,  turizëm dhe punësim. Synojmë që shfrytëzimin e burimeve natyrore t'a kryejmë në mënyrë të qëndrueshme, duke u trashëguar  brezave burime natyrore të shëndetshme e të shfrytëzueshme. Ne kemi mjaft intelektualë në ekipet tona, ekspertë me formim të shëndoshë në këtë fushë, garanci për të realizuar një program realisht bashkëkohor. Komponentja mjedisore do jetë realisht përcaktuese në planet ekonomike e zhvillimore të territorit. Do të ndalohet importi i plehrave, duke i dhënë prioritet riciklimit të atyre të prodhuar në vend. Do të ndalohet eksporti i lëndës drusore dhe qymyrit të drurit. Ne do fuqizojmë kapacitetet dhe infrastrukturën e monitorimit dhe profesionalizmi do jetë kriteri për ndërtimin e administratës.

Me frymën e re do të krijojmë një harmoni për të mbrojtur e zhvilluar burimet natyrore dhe njeriun, e për pasojë shfaqjet agresive e të dhunshme të tipit "ta bëj fytyrën si këpuca", apo "kape për zhelesh e qite jashtë" do i përkasin historisë.

 

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions