Pages

Saturday, February 9, 2013

SHOKUESE.com: Ky njeri “pastron” gratë e martuara nga djalli!

SHOKUESE.com
Lajme, çudira, video, dhe foto shokuese ç'do minutë.
Ky njeri "pastron" gratë e martuara nga djalli!
Feb 9th 2013, 17:53

Ky njeri "pastron" gratë e martuara nga djalli! Samuel Mullet, një guru i sektit Amish, u dënua me 15 vite burg për nxitje të urrejtjes, agresion dhe fshehje provash. Dënime më të ulëta u dhanë për 15 ndjekës të tij. Ky vendim u mor nga gjykata e Cleveland, ku ndër krimet e kryera thuhet se … Continue reading

The post Ky njeri "pastron" gratë e martuara nga djalli! appeared first on SHOKUESE.com.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Të ulen në tryezë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Të ulen në tryezë
Feb 9th 2013, 17:51

Edi Rama, leader of the Albania's opposition Socialist Party, walks during a peaceful commemoration protest in TiranaNga Artan Xh. Duka

S.O.S demokratik

Verdikti për 21 janarin nuk është as fillimi dhe as fundi i mjerimit demokratik haraçin e përditshëm të të cilit e ka në kurriz veç qytetari anonim.  Tashmë 'hashashi' elektoral i radhës ka pak vlerë në mungesë të një aksioni konkret prej opozitës si e tërë. Kjo mazhorancë i ka bërë ditët e saj dhe rotacioni i paralajmëruar politik mbetet jetik teksa është prekur fundi në gjithçka dhe shansi historik i troket kësisoj në derë opozitës që, për meritë a diferencë, mbetet shpresa e vetme që nëse në zgjedhje me këtë qeveri, t'i dalë për zot si një e tërë votës së pritshme plebishitare. Një kohezion opozitar ky që nuk po ndodh, duke nxitur spekulimet si rreth pranisë së 'kolonës së pestë' në opozitë ashtu dhe paaftësisë, delirit apo arrogancës për protagonizëm të 'çelësave të kashtës'.

Opozita duhet t'i fryjë dhe 'kosit'

Apeli për mbrojtjen e votës tingëllon absurd për një vend të NATO (me Gërdecin ende në tym, u pranuam sesa për identitet demokratik, për kalkulim gjeopolitik) dhe garanci përballë një mazhorance të të 99-ave nuk ka.

Nëse opozita e akuzon qeverinë për antikombëtarizëm, atëherë ajo jo vetëm që nuk do ndruhej nga prishja e zgjedhjeve me faturë ngrirjen e integrimit europian (paralajmërim ky i BE) në favor të gjeopolitikës antishqiptare në rajon por, përkundrazi, do e provokonte qëllimisht atë(!) Ndaj deklarimet opozitare për paprekshmëri të votës duhet të shoqërohen me veprime konkrete ku tryeza e rrumbullakët si entitet për hartimin e strategjisë mbarë-opozitare, mbetet hapi i parë.

Asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse përkeqësuar, në raportin e mazhorancës me demokracinë dhe vajtja në zgjedhjet e qershorit me të, do të ishte si 'cjapi tek kasapi' për opozitën e fragmentarizuar dhe alibi për mazhorancën për një cikël të ri të pështjellimit demokratik, për më tepër kur perëndimi mbetet ende në deklarime lakonike dhe kërcënimeve të tij, kjo mazhorancë ia ka pirë lëngun deri më sot.

Qeveri teknike që zhbën kontestimin elektoral

Pasi dështoi në provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita ka ende shansin e zgjedhjeve të radhës pa këtë qeveri që kontrollon çdo pushtet dhe po zhgënjen Perëndimin pa kthim. Objektiv ky parësor i tryezës së rrumbullakët opozitare që mund të arrihet si përmes mosbindjes civile, protestës gandiste, bojkotit të institucioneve farsë, sensibilitetit mediatik në perëndim, lobimit agresiv të kancelarive perëndimore etj. Nëse syresh në opozitë ende favorizon ideologjinë mbi rregullat e lojës në demokraci, kjo nuk përbën arsye për të mos u bashkuar në emër të largimit të kësaj qeverie dhe zgjedhjeve me një qeveri teknike. Por edhe nëse hyhet në zgjedhje me këtë qeveri, unifikimi është jetik për shansin e mbijetesës dhe triumfit opozitar si duke minimizuar alkiminë e votës, kompensuar për abuzimin paraelektoral dhe garantuar më shumë se thjesht 70+1 vota në kuvend.

Puseta e tranzicionit dhe luksi i opozitës qibare

Votën nuk e ruan dot e vetme asnjë parti opozitare dhe ndërkohë që mazhoranca ka kohë që e ka sinkronizuar aksionin politik me qitje të largët në abuzimin me votën, debati opozitar ende mbetet tek e 'lagu s'e lagu'. Kurrkush nuk është qelibar në kampin opozitar dhe të gjithë kanë dalë nga 'puseta' e tranzicionit. Ndërsa PS bëhet tabelë qitjeje për dritë-hijet e saj me pronën, korrupsionin, ndryshimet kushtetuese, ligjin zgjedhor, obsesionin me 'kostumin' e ngushtë të kryebashkiakut për një lider të destinuar për lart, konsistencën në hapjen e kutive, flirtimet etj, AK dhe FRD kanë 'skeletet' e tyre në 'dollapin' e tranzicionit që me riciklimin, sjelljen dhe konsolidimin në pushtet të protagonistëve politik të viteve të mbrapshta 1996-1997 etj. Nëse një parti opozitare gjykon se duhet të reformojë të djathtën pa demokraci normale, ajo mbetet iluzion. Reformimi i së djathtës e kishte shansin të bëhej edhe pas 1997 (brenda ose jashtë PD siç fraksionet tentuan më pas), sikurse e djathta mund të reformohet edhe duke qenë në pushtet më 2013 dhe dalë prej tij sapo të krijohen kushtet për votë të lirë.

Bashkimi opozitar nuk sjell të majtën në pushtet por krijon kushtet për garë normale ideologjike më pas. Me kohën si ujët e pakët, opozita nuk e ka luksin e kthimit të kokës pas ndërkohë që ka shansin që përmes aksionit të shumëpritshëm të opozitës së bashkuar, të shprehë si pendesën për 'mëkatet' e kaluara ashtu dhe reflektimin për të ardhmen.

Test për dinjitetin dhe autoritetin perëndimor

Unifikimi opozitar është kusht i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm për fitore ndaj një mazhorance me 9 'shpirtra'. Unik mbetet qëndrimi perëndimor, në radhë të parë ai amerikan. Jo vetëm me kërcënime 'post-event' për ndërprerjen e integrimit europian që diskriminon thjesht qytetarin e thjeshtë por me rol aktiv në procesin para dhe post elektoral dhe distancimin prej qeverive të dala nga zgjedhje të trukuara duke futjen në listën e zezë të protagonistëve politik të abuzimit me votën e lirë.

Sesa test për politikën shqiptare dhe për opozitën që ka bërë sa ka mundur deri në martirizim, vota në prag është test për BE dhe SHBA për të vënë pikat mbi 'i', duke respektuar kësisoj vetveten dhe qytetërimin e tyre dhe dhënë fund njëherë e mirë nëpërkëmbjes prej demokracisë prodhim 'pirat' Made in Albania që cenon jo vetëm interesat e qytetarit shqiptar por dhe 'copyright' (të drejtën e autorit) të vetë demokracisë perëndimore.

Besëlidhje për zgjim demokratik

Rotacionin tashmë e pret dhe perëndimi por ky i fundit në balancën demokraci-gjeopolitikë, flet dhe vepron në sinkron me emancipimin demokratik në vend. Një elektorat që ngre zërin dhe prihet nga një opozitë e bashkuar në një protestë paqësore dhe dinjitoze non-stop prodemokraci, nuk do të kalonte pa u vënë re dhe do të ishte sinjal i mirëpritur nga perëndimi për të ngritur 'gardhin' aty ku duhet dhe quajtur gjërat me emrin e tyre.

'Dominoja' është në dorën e opozitës. Me 'avionin' e demokracisë në pikiatë dhe parashutën e vetme tek mazhoranca, është absurd sherri për ndenjësen pranë dritares. Dikush duhet të iniciojë tryezën opozitare – parti e vogël, e re, e qendrës, ish-presidentët … dhe lidershipi partiak duhet të zërë vend pa paragjykim në të duke dëshmuar se është në krye të 'fikut' të partisë për hir të demokracisë. Me historinë që do i ndjekë paskëtaj, nëse karrigia mbetet bosh apo jo.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Kush e ka ‘varrosur’ projektligjin për lustracionin? Meksi: Mëkatarët e djeshëm…

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kush e ka 'varrosur' projektligjin për lustracionin? Meksi: Mëkatarët e djeshëm…
Feb 9th 2013, 17:38

Aleksandër-Meksi_optIsh- kryeministri, Aleksandër Meksi, në një intervistë për JAVA-n, flet gjatë për dosjet dhe ligjin e lustracionit, i cili ka mbetur në sirtarët e Kuvendit sepse asnjë nga palët nuk ka vullnet politik për të bërë transparencën e figurave dhe ndarjen nga e shkuara. Ky ligj, i përgatitur me asistencën gjermane nga një grup i zgjeruar, por "deri tani askush, as ndonjë OJQ, as ndonjë parti politike, dhe asnjë deputet i vetëm, nuk merr iniciativën për ta paraqitur. Si model, ky projektligj është më i butë në kufizimet dhe në qortimet që i bën të shkuarës, fjala vjen, modeli bullgar apo maqedonas. Por ai zgjidh në përgjithësi dhe krijon barrierën që mëkatarët e djeshëm, urdhërues dhe zbatues, të mos bëhen pjesë e politikës së ditës, dhe të mos mbartin mëkatet e tyre të djeshme sot," thotë Meksi.

Ligji i lejon mëkatarët edhe të kandidojnë, madje dhe si pjesë e një koalicioni, por pasi t'u jetë botuar e kaluara, dhe mund të futen në Parlament vetëm nëse marrin nominalisht kuotën e votave që duhen, nëse jo, tepricën e merr koalicioni.

Ky ligj nuk paraqitet sepse "mëkatarët e djeshëm, vazhdojnë të influencojnë në pushtetin politik dhe vazhdojnë të kenë shumë e shumë pushtet politik në këtë vend".

http://respublica.al/artikuj/2013/02/09/kush-e-ka-varrosur-projektligjin-per-lustracionin-meksi-mekataret-e-djeshem

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: SHËNIM/ Të paktën i konkurrojmë ekonomikisht…

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
SHËNIM/ Të paktën i konkurrojmë ekonomikisht…
Feb 9th 2013, 17:26

-Ministrja e Edukimit në Gjermani, Annette Schavan, doli përpara medias në krah të kancelares Angela Merkel.

Zyrtarja që ka për detyrë të këqyrë punën e universiteteve, ishte kapur mat. Punimi i saj i doktoraturës, i bërë këtu e mbi 30 vite më parë, kishte plagjiatura.

Edhe pse Schavan u zotua se do të apelonte vendimin e Universitetit të Dyseldorfit për t'i hequr doktoraturën, ajo doli para medias dhe deklaroi se jep dorëheqjen.

"Kombi është në radhë të parë," tha ajo.

Presioni ndaj saj ishte i madh, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë që mediat dhe opinioni publik në Shqipëri mund të habiten.

Dy vjet më parë, një nga politikanët më të mirë në Gjermani, sërish për plagjiaturë, dha dorëheqjen.

Sa shumë gjëra mund të mësosh nga një gjest i tillë.

Së pari, që dorëheqja është një akt i rëndësishëm në demokracinë e një vendi. Kur presidenti hungarez, Pal Schmitt dha dorëheqjen për plagjiaturë, The Economist shkroi se edhe Hungaria po e njeh dorëheqjen si institucion.

Së dyti, edhe pse Annette është një grua serioze, e përgatitur dhe me një karrierë shumë të mirë, ajo tani i lan duart me politikën aktive, siç bëri edhe Guttenberg, i riu që po shkëlqente në qiellin e politikës gjermane.

Së treti, mediat janë në një sinkron të hatashëm, të gjitha kërkojnë dorëheqjen dhe nuk e pranojnë një gjë të tillë. Nuk ndodh si tek ne që kur TemA raporton një skandal, të tjera mbyllin gojën, ose më keq, raportojnë përgënjeshtrimet për një lajm që nuk e kanë botuar fare.

Së katërti, opinioni publik dhe shoqëria nuk bien kurrë dakord me diçka të tillë. Ditën kur lajmi doli, argumenti më i rrahur në rrjetet sociale ishte pikërisht ky. Një ditë më parë Google i renditi gjermanët si një nga kombet më të zgjuar, nisur nga çfarë kërkojnë në motorin kërkues. Mos pyesni se ku ishim ne.

Së pesti, media njihet si një organ i së vërtetës. Ndoshta Schavan, ashtu siç kishte premtuar, mund të priste që vendimi për doktoraturën e saj të apelohej dhe ndoshta ajo do fitonte.

Mund të numërosh pa fund, por një gjë të paktën na ngushëllon: shyqyr që hahemi ekonomikisht me gjermanët, se për punë demokracie, aha…

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: TemA TV/ Edi Rama premton: Do themelojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
TemA TV/ Edi Rama premton: Do themelojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (VIDEO)
Feb 9th 2013, 16:57

(u39u)9 shkurt 2013, Rama ne Ndroq tek ambulancaNë kuadër të javës së shëndetësisë kryesocialisti ka vizituar Qendrën Shëndetësore të komunës Ndroq në rrethin e Tiranës, ku është takuar me mjekë e ndihmës mjekë që shërbejnë aty si dhe me banorë të kësaj komune. Ata e kanë informuar për degradimin e kësaj qendre, e cila pas vitit 2006 ka humbur shumë nga funksionet e saj.

Mjeku i qendrës shëndetësore, Lekë Hysenaj e ka njohur kreun e PS me problemet më shqetësuese. Ai rendit të parën mungesën e një autoambulance, çka i detyron banorët që për rastet urgjente të marrin taksi për të shkuar në spitalet e Tiranës. Mungesa e laboratorit mjekësor, i cili ka qenë funksional, por është mbyllur përpara disa vitesh dhe menjëherë pas mbylljes është hapur një laborator privat. Po në të njëjtën mënyrë është mbyllur pa ndonjë arsye të qartë edhe funksioni i qendrës si maternitet.

"Deri në vitin 2006 e kemi pasur, ka qenë një ndër qendrat shëndetësore më të mira. Qendra ka qenë e mirëpajisur me të gjithë elementët e ndihmës së shpejtë përfshi dhe transportin. Në vitin 2006 na është hequr ambulanca. Si ju përgjigjemi ne tani atyre rasteve që janë, me aksidente? Me taksi, me rrugë private dhe kaq," thotë mjeku Hysenaj.

Rrëfimi i tij vazhdon me një vendim absurd për zhbërjen e laboratorit të qendrës shëndetësore, por edhe me mungesën e maternitetit çka ka sjellë që çdo shërbim i domosdoshëm, që vetëm pak vite më parë kryhej në këtë qendër, të përcillet për në Spitalet e Tiranës: "Prej rreth 40 vjetësh kemi patur laborator. Prej 2008 me një urdhër, që unë mendoj absurd, laboratori u hoq. Pas 6 muajsh u zëvendësua pastaj me një laborator privat. Ndroqi ka pasur një traditë prej 60 vjetësh maternitet, po në vitin 2008 materniteti është hequr".

Një tjetër shqetësim i shtruar nga mjeku i qendrës është dhe ai i vështirësive të banorëve për përballimin e shërbimit shëndetësor, për shkak të papunësisë dhe mosqenies të siguruar. Sipas tij në këtë komunë janë rreth 3500 banorë të pasiguruar që duhet të paguajnë për të pasur shërbimin shëndetësor.

Por edhe banorët që ndodheshin në qendrën shëndetësore i kanë treguar Edi Ramës se shkurtimet e bëra që nga viti 2006 kanë qenë të pajustifikuara dhe u kanë shkaktuar mjaft probleme atyre. Tani u duhet të paguajnë për të shkuar e për të marrë shërbimin në spitalet e Tiranës. Banorët e gjendur në qendrën shëndetësore tregojnë njëri pas tjetrit vështirësitë që kanë.

Një prej të moshuarve tregon se sa pagoi vetëm për ambulancën pa llogaritur shpenzime të tjera kur djali i tij pësoi një aksident. Ai tregon se si për të dhe familjen e tij ambulanca ishte sikur të merrje një taksi, shërbim privat, dhe jo një shërbim shëndetësor: "Para dy muajsh u aksidentua djali. Ka ndejtur tre orë se s'kishin mjet për ta çuar, as barelë. E kemi marrë pastaj me batanije, e kemi çuar me makinat tona në Spitalin Ushtarak. Atje pastaj e morëm e çuam tek Spitali Nr. 5, atje pastaj kemi marrë ambulancën e kemi paguar 25 mijë lekë, sepse nuk vinin me e çu. Po të kishte qenë ambulanca këtu për shembull mund t'i thoshe doktorit hajde ta çojmë në filan vend. E nxorëm nga spitali e prapë kam paguar ambulancën e spitalit që e sollëm në shpi."

Një burrë i thyer nga halli i fëmijës së sëmurë dhe me lot në sy për pamundësinë e tij i tregon Edi Ramës: "Vetëm analizat e këtij muaji kanë shkuar 140 mijë lekë. Unë pa punë, gruaja pa punë, dy fëmijë kam, pa tokë jam, ku do t'i gjej? Vetëm një gjilpërë e kam marrë 1200 euro. Jam deri në fyt me borxhe. Ai që është me kemp i përfiton që të gjitha falas, ai është i bllokuar, tani pyeta doktorin tha nuk i rimbursohen. Është me kemp ka të drejtë që t'i marri që të gjitha. S'ka rimbursim. Një qese gjak 250 gram, e kam ble 50 mijë lekë. Gjaku thuhet jepet, dhurohet, por unë e blej".

Nga ana e tij kreu i Partisë Socialiste ka theksuar vendosmërinë e kësaj force politike për të ndryshuar në mënyrën më të thellë realitetin në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama po ashtu, duke marrë si shembull degradimin e Qendrës Shëndetësore të Ndroqit ka nënvizuar faktin se megjithëse fondet që jepen për shëndetësinë janë po ato që kanë qenë, numri i shërbimeve dhe cilësia e tyre është ulur, për shkak të abuzivizmit dhe korrupsionit me paratë e taksapaguesve: "Kishit laborator, kishit ambulanca, kishit maternitet, kishit shërbim 24 orë. Pse u rrënuan këto? Se nuk është se u ulën paratë, paratë të paktën nga kjo pikëpamje janë po ato. Nuk janë rritur, por janë po ato. Por, sepse u kanalizuan për korrupsion dhe për grabitje."

Për Edi Ramën duhet të ndryshojë skema e shërbimit shëndetësor tërësisht dhe ky shërbim do të blihet nga shteti: "Duam që patjetër ta blejë shteti shërbimin. Duhet ta blejë shteti për të gjithë njerëzit dhe duhet ta japë nëpërmjet një institucioni që ne duam ta themelojmë, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor. Ajo që ndodh sot është që në 100 lekë shpenzime për shëndetësinë në një vit, vetëm 7 lekë përballohen nga kontributet e njerëzve. 33 lekë nga taksat e përgjithshme dhe gjithë pjesa tjetër nga xhepi i njerëzve të papunë. Kjo është e tmerrshme! Pra, 60 % e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri përballohen nga xhepi, nga borxhet, nga shitjet e pasurive, nga sakrificat e familjeve që nuk sigurohen dot se janë të papuna. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë." 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Moisiu: Refuzova dekretimin e dy gjykatësve të “21 janarit” sepse ishin përfshirë në korrupsion (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Moisiu: Refuzova dekretimin e dy gjykatësve të "21 janarit" sepse ishin përfshirë në korrupsion (VIDEO)
Feb 9th 2013, 17:33

alfred_moisiuVizion Plus ka zbuluar se kryetari dhe një nga anëtaret e trupit gjykues qe dhanë vendimin për 21 janarin, janë refuzuar të dekretohen në këtë detyrë nga president i vendit Alfred Moisiu, për shkak të përfshirjes në afera korruptive.

Të paktën dy here zoti Moisiu ka kthyer mbrapsht propozimet e KLD-së për gjyqtarët Besnik Hoxha dhe Adriana Beraj, dy nga emrat që dhanë të enjten pafajësi për të akuzuarit e ngjarjeve te 21 janarit.

Pavarësisht se kandidaturat e tyre për anëtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ishin miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për Berajn në mbledhjen e dhjetorit 2003, dhe për Hoxhën në 5 shkurt të 2004-ës, dekretet nuk e morën kurrë firmën e Mosiut.

Ish-kreu i shtetit në një interviste ekskluzive për Vizion Plus dhe Kanalin 7 të platforma Tring, e pranon se korrupsioni është motivi i vetëm për veprimet e tij.

Ish- presidenti i vendit, Moisiu ka apeluar qe drejtësia shqiptare të gjejë fajtorët për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjykatës ndaj deklaratave të SHBA-ve. Sipas zotit Moisiu, është absurde të gjykohet mbi demokracinë amerikane.

Sipas Moisiut, vendimi i gjykatës është një hap mbrapa në përpjekjet e vendit për integrim në Bashkimin Europian.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta Tema: Në krye të detyrës!

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Në krye të detyrës!
Feb 9th 2013, 17:57

inida-gjata-zhaku-001-ajenemetro-500-avipNga Inida Gjata- Zhaku

Sikur të mos mjaftonin të gjitha padrejtësitë, rastet e dukshme e të qarta të korrupsionit, pamundësitë dhe vështirësitë që ndesh prej kohësh shoqëria shqiptare, kemi dhe zgjedhjet në 23 qershor. Një kalendar i mbushur me shpifje na pret. Me sharje, premtime, protesta, baltë, fyerje, padrejtësi mbas padrejtësish, deri sa ta kapërcejmë edhe këtë hall që na ka mbetur e të gdhihemi në datë 24 qershor ashtu siç as ne vetë nuk e dimë se si! Pse ne nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja jonë?! Pse ne nuk dimë asgjë mbi atë çfarë thuret e ndërthuret mbi kurrizin dhe mundin tonë?! Ne nuk dimë, sepse jemi veçse disa numra që vlejmë secili sa një votë ose disa dele që blegërijnë si papagaj fjalët e barinjve që i prijnë. Ose disa majmunë që imitojnë njëri- tjetrin në thurje intrigash dhe kurthesh. Ose jemi ca çakej që u hakërrehemi të ndryshmëve me aq urrejtje dhe uri sa gati dhe i hamë të gjallë. Ose jemi krejt indiferentë, porsi disa zombi që enden kuturu, nën efektin e hipnozës së tyre kolektive. Por, ka prej nesh që janë të lirë e paqësorë si zogj. Ndonjëherë, jemi edhe gjithçka në një. Ndonjëherë edhe një asgjë. Ndonjëherë jemi gjithkush, dimë gjithçka dhe gjykojmë këdo. E sidomos këtu dua të ndalem pak.

Ditët e fundit u mor një vendim nga drejtësia shqiptare, ku u shpallën të pafajshëm dy gardistët e akuzuar nga Prokuroria si vrasësit e 4 protestuesve të 21 janarit ´11. Me argumentin se ishin në krye të detyrës.

Në një vend demokratik, me ligje të presupozuara në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut, idealja është që të gëzohemi që drejtësia nuk groposi në burg dy viktima të detyrës që ishin po aq viktima sa 4 viktimat e detyrës së tyre, që mbetën të vdekur në vend nga plumba po aq qorr dhe po aq shurdhë sa bëmat, shkatërrimet, djegiet dhe tërbimi i protestuesve kundër uniformave, kundër pronës publike dhe kundër paqes mbi të gjitha. Duhet të gëzoheshim që më në fund drejtësia na tha të drejtën. Fajtorët nuk janë ata të dy. Ata të dy janë viktima si ata katër të tjerët që mbetën të vdekur.

Duhet ta kishim falenderuar drejtësinë që në këtë rast u tregua e drejtë dhe nuk e mbylli me kaq këtë çështje, e cila mesa duket qartë, shkurt dhe prerë, ka fajtorë të tjerë.

Drejtësia nuk na tha ky rast nuk ka fajtorë. Drejtësia na tha këta nuk janë fajtorët.

Faleminderit drejtësi që vure drejtësi. Tani na përket ne, të gjithëve ne, të kërkojmë fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë që na ka prekur e lënduar shumë të gjithëve. Shumë prej nesh janë revoltuar, pse nuk u dënuan ata të dy, gardistët, si fajtorët e vërtetë! A jeni në terezi?! Gardistët kriminelë në një sistem të padrejtë?! Gardistët në këtë sistem janë veçse disa kamikazë, por siç janë kamikazë ata që u ndodhën në atë protestë atë ditë bashkë me 4 të vrarët. Kamikazë, ashtu siç jemi të gjithë ne që e shtyjmë jetën me: "Hajt se dhe 'i dit' … hajt se dhe 'i nat´.."

Kamikazë, se vetëm kamikazët rrojnë me rrezikun kudo, ashtu siç rrojmë ne të mbrojtur nga parimi "nuk bie rrufeja në hale". Kamikazët janë të vetmit ata që ua falin gjithçka udhëheqësve të tyre, madje edhe jetët falin për ta. Por, kamikazi njëkohësisht është edhe një shpirt i drejtë e i mirë që beson vërtetë tek ajo që bën.

Të gjithë, tani prisni thirrje për protesta, për revolta, për kryengritje. Por unë mendoj se pikërisht në këtë çast, në këtë moment ky vend dhe ky popull ka shumë nevojë të jetë i ftohtë, racional dhe shumë i qetë. Ta zgjidhë në paqe problemin e vet dhe ta kërkojë në paqe drejtësinë. Koha e shkatërrimit mbaroi, tani të reflektojmë dhe të mos bëhemi më pre e asnjë propagande politike, por të votojmë, nëse duam të votojmë, për atë që besojmë dhe jo për të keqen më të vogël se kjo është filozofia më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë.

Ka ardhur koha të votojmë për projekte konkrete ku shprehet qartë e prerë se si dhe kur do të realizohet çdo premtim i rëndësishëm për popullin. Nëse nuk do të na bindin me projekte por do të vazhdojnë të na dërdëllisin përditë e më shpesh vrer kundër njëri- tjetrit, atëherë jo vetëm të mos i votojmë, por madje, ditën e votimit të shkruajmë gjithsecili nga një letër siç na e do kokrra e qejfit e në vend të votave, t'u fusim ato letrat nëpër kuti. Besomëni, thikat më të mprehta janë letrat!

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Gazeta SHQIP: Rama në Ndroq: Do të themelojmë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rama në Ndroq: Do të themelojmë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor
Feb 9th 2013, 16:57

ramaNdroqi ka qenë ndalesa e radhës së Kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama në turin e tij për prezantimin e programit "Për një Rilindje Shqiptare". Në kuadër të javës së shëndetësisë kryesocialisti ka vizituar Qendrën Shëndetësore të komunës Ndroq në rrethin e Tiranës, ku është takuar me mjekë e ndihmës mjekë që shërbejnë aty si dhe me banorë të kësaj komune. Ata e kanë informuar për degradimin e kësaj qendre, që sipas tyre pas vitit 2006 ka humbur shumë nga funksionet e saj.

Mjeku i qendrës shëndetësore, Lekë Hysenaj, është ankuar për mungesën e një autoambulance, çka i detyron banorët që për rastet urgjente të marrin taksi për të shkuar në spitalet e Tiranës. "Deri në vitin 2006 ka qenë një ndër qendrat shëndetësore më të mira. Qendra ka qenë e mirëpajisur me të gjithë elementët e ndihmës së shpejtë përfshi dhe transportin. Në vitin 2006 na është hequr ambulanca. Si ju përgjigjemi ne tani atyre rasteve që janë, me aksidente? Me taksi, me rrugë private dhe kaq," thotë Hysenaj.

Mjeku ka treguar më tej se prej vitit 2008 nuk funksionon laboratorin bio-kimik dhe maternitetit, çka ka sjellë që çdo shërbim të përcillet për në spitalet e Tiranës: "Prej rreth 40 vjetësh kemi patur laborator. Prej 2008 me një urdhër, që unë mendoj absurd, laboratori u hoq. Pas 6 muajsh u zëvendësua pastaj me një laborator privat. Ndroqi ka pasur një traditë prej 60 vjetësh maternitet, po në vitin 2008 materniteti është hequr",- ka thënë mjeku.

Një tjetër shqetësim i shtruar nga mjeku i qendrës është dhe ai i vështirësive të banorëve për përballimin e shërbimit shëndetësor, për shkak të papunësisë dhe mosqenies të siguruar. Sipas tij në këtë komunë janë rreth 3500 banorë të pasiguruar që duhet të paguajnë për të pasur shërbimin shëndetësor.

Kreu i PS-së ka theksuar vendosmërinë e kësaj force politike për të ndryshuar në mënyrën më të thellë realitetin në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij duhet të ndryshojë skema e shërbimit shëndetësor tërësisht dhe ky shërbim do të blihet nga shteti: "Duam që patjetër ta blejë shteti shërbimin. Duhet ta blejë shteti për të gjithë njerëzit dhe duhet ta japë nëpërmjet një institucioni që ne duam ta themelojmë, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor. Ajo që ndodh sot është që në 100 lekë shpenzime për shëndetësinë në një vit, vetëm 7 lekë përballohen nga kontributet e njerëzve. 33 lekë nga taksat e përgjithshme dhe gjithë pjesa tjetër nga xhepi i njerëzve të papunë. Kjo është e tmerrshme! Pra, 60 % e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri përballohen nga xhepi, nga borxhet, nga shitjet e pasurive, nga sakrificat e familjeve që nuk sigurohen dot se janë të papuna. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë".

Edhe më herët kreu i PS-së është angazhuar se pas 23 qershorit do të jetë shteti që do ta blejë shërbimin për qytetarët dhe do të jetë institucioni i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor që do t'ua ofrojë atyre falas.

9 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama në Ndroq: Do të themelojmë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

SHOKUESE.com: Merimanga e mori automjetin e parkuar mirë (VIDEO)

SHOKUESE.com
Lajme, çudira, video, dhe foto shokuese ç'do minutë.
Merimanga e mori automjetin e parkuar mirë (VIDEO)
Feb 9th 2013, 17:33

Një izraelite është përballur me probleme të shumta, pasi merimanga ia kishte marrë automjetin, përkundër se e kishte parkuar në një vend ku parkimi ishte i lejuar. Në një video të lansuar në internet, shihet që një punëtor i shërbimit për komunikacion në Tel Aviv. e vizaton shenjën për parkimin e automjeteve për persona me … Continue reading

The post Merimanga e mori automjetin e parkuar mirë (VIDEO) appeared first on SHOKUESE.com.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Shqipëria - Bota Sot: Vasili: Bashkëpunim politik për zgjedhjet dhe integrimin

Shqipëria - Bota Sot
Bota Sot e perditshmja kosovare edhe online
Vasili: Bashkëpunim politik për zgjedhjet dhe integrimin
Feb 9th 2013, 17:37

N/kryetari i LSI,Vasili në një deklaratë për shtyp i ka bërë apel politikës shqiptare që të qëndrojë larg retorikavetë panevojshme dhe të ppërqëndrohet tek axhenda e integrimit dhe zgjedhjet e 23 qershorit.Për numrin dy të LSI retorika e panevojshme kanë bërë që zgjedhjet e ardhshme të mbeten në plan të dytë. Duke bërë apel për bashkëpunim në funksion të integrimi ai tha se thirrjet poltike nuk të çojnë askund."Axhenda e integrimit të mos ndryshojë, të ecim përpara për votimin e tre ligjeve të integrimit"- theksoi ai.Sipas tij kompromiset politike realizojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se politika duhet të tregohet me e hapur nd...

Media files:
medium_vasili1360431425.jpg (image/jpeg)
You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Albania Observer » Video Lajme: Shikoni puthjen që po bënë xhiron e botës! Mos hezito se do humbasësh! (video)

Albania Observer » Video Lajme
Agjenci lajmesh në gjuhën shqipe
Shikoni puthjen që po bënë xhiron e botës! Mos hezito se do humbasësh! (video)
Feb 9th 2013, 17:21

Padyshim që me ndihmën e Bar Rafaelli kemi të bëjmë me puthjen më të "nxehtë" të viti që përshkojmë! Por, bukuria e historisë sonë nuk është puthja e nxehtë, por pësimi spektakolar i prezantuesit të famshëm Jay Leno kur ai i kërkoi asaj të… putheshin! Që të jemi më të drejtë, prezantuesi i kërkoi bukuroshes Read the full article...

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Moisiu: Kushtetuesja të ndalojë importin e plehrave në Shqipëri

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Moisiu: Kushtetuesja të ndalojë importin e plehrave në Shqipëri
Feb 9th 2013, 15:53

moisiuTri ditë para se Gjykata Kushtetuese të marë vendimin mbi referendumin për importin e plehrave, Aleanca Kundër importit të Plehrave bën apel për mbështetjen ndaj kësaj nisme.
Ish-presidenti, Alfred Mojsiu, anëtar i kësaj nisme u shpreh se vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm, pasi do të ndikojë në jetën e qytetarëve të vendit.
Anëtarë të tjerë të AKIP, analizuan problemet që do të sillte për vendin tonë lejimi i importit të plehrave.
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave, ka mbledhur 60 mijë firma për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave dhe tashmë pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas kalimit të kompetencave tek ky institucion nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Sipas ligjit në Shqipëri nuk lejohet realizimi i një referendumi 6 muaj para zgjedhjeve.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Dëmtohet linja në Fushë Arrez, pa energji Kukësi, Hasi e Tropoja

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Dëmtohet linja në Fushë Arrez, pa energji Kukësi, Hasi e Tropoja
Feb 9th 2013, 15:56

shtylle OSTDefekt në linjën 110 kë në Fushë-Arrëz. Anomalia ka lënë pa energji elektrike Kukësin, Hasin dhe Tropojën.
Njoftohet se shkak për këtë defekt mësohet se është bërë moti i keq dhe situata problematike e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit në verilindje të vendit.
Deri më tani raportohet se specialistët po punojnë për riparimin e defektit, por që për shkak të motit të keq janë krijuar vështirësi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: “Per Meron, miqesisht…”

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
"Per Meron, miqesisht…"
Feb 9th 2013, 16:21

gjykataI dashur Mero!
Ndodh jo rrallë që shijoj ndonjë pjesë nga satirikja "Antena" dhe kjo sepse megjithëse në mënyrë humoristike ajo përcjell realitetin e asaj që ndodh në Shqipërinë tonë të dashur, dhe pak kush më mirë se ti nuk mund ti sjellë nëpërmes hapësirës humoristike ato që në miniaturë ndodhin Brenda dyerve virtuale të oborrit.
Megjithatë më zgjoi kureshtjen edhe ajo grimcë zbulimi që kishe bërë sot në lidhje më kryetarin e gjykatës së Tiranës. Pas shumë kohësh interesimi dhe zbulimesh kishe arritur të gjeje se Gjyqtari Fatri Islamaj është tropojan. Pavarësisht se i kishe rënë shumë shkurt në të dhënat civile për të, më bëri përshtypje ajo që kishe vënë, kushëri i largët i Berishës, gjë kjo e cila ka dy efekte:

E para eklipson cfarëdolloj aftësie që personi në fjalë mund të ketë në fushën përkatëse, një veprim që për hir të vërtetësisë është i gabuar sepse ne jemi shqiptarë dhe kemi qejf përgjithësimin e cdo gjeje me një element të caktuar.

E dyta, krijon idenë se mjafton të jesh tropojan dh eke cdo gjë në vijë, pra je shërbëtor i pushtetit, apo pjesë e përfitimeve të tij; pajtohesh me to dhei vë në zbatim. Përsëri gabohesh sepse ti di shumë tropojanë që janë opozitarë, sikrse e di shumë mirë se tropojanëve u ka mbetur nami sepse pot e shohësh me krahinizma shko shiko në shumë dikastere të shtetit dhe pushtetit lokal për të gjetur aty dibranë më shumicë. Pra, nëpërmes një sulmi individual ndaj kryetarit të gjykatës së Tiranës, ju nuk bëni gjë tjetër vecse i jepni ujë bishës së përcarjes krahinore mes shqiptarëve. Cuditërisht kjo më kujton përpjekjet e këshilltarëve të Berishës në 1996 kur përpiqeshin që të përcanin studentët e Tiranës për tu dalë kundër studentëve të Vlorës që në atë kohë ishin në grevë urie në ambientet e Universitetit "Ismail Qemali" te Vlorës.
Një element që më bën përshtypje, ndërsa përpiqem të lexoj mes rreshtave të tu, është fakti se ju merrni përsipër të bëni edhe lidhjen që egziston mes drejtorit të Ujesjellësit të Tiranës, Ing. Fatbardh Islamaj dhe Kryetarit të Gjykatës së Tiranës. Dhe natyrshëm cdo lexues i portalit tuaj do mendojë më së pari për nepotizmin në radhët e emrimeve në Administratë. Problemi është se ju jeni njohës edhe i politikës ndërkombëtare dhe e dini se Polonia, një vend anëtar i BE-së ka pasur vëllezërit Kaczyński që kontrollonin dy pushtetet kryesore në Poloni në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë që përsa kohë ata ushtrojnë detyrat e tyre ne përputhje me ligjin, dhe janë zgjedhur në pozicionet që mbajnë në bazë të një konkurimi vlerash mes kandidatësh, atëherë ska pse të ketë probleme se janë vëllezër. Most ë harrojmë këtu se njëri është zgjedhur nga KLD, ndërsa tjetri është zgjedhur nga një board dhe ku Ujësjellësi është Shoqëri Anonime. Pra pse duhet të jetë problematike kjo. Mos vallë mosha e tij që sido që të jetë është më  e lartë se e ish kryeministrave Majko dhe Meta që në atë kohë skishin eksperiencë as për drejtorë ndërmarrjesh, lë më për kryeministra. Sa nga ju këshilltarët de juro dhe de facto t ëish presidentit Berisha kishit moshën dhe njohuritë për ti dhënë atij mendime mbi ato vendime që ai duhej të merrte?!
Mero, të bësh opozitën është shumë më vështirë sesa të bësh qeverisjen, sepse opozita nuk duhet thjeshtë të vërë në dukje mangësitë, gabimet, tradhëtitë apo cdo lloj elementi negative të qeverisjes por ajo duhet të ofrojë edhe zgjidhje konkrete; duhet të mbajë gjallë shpresën për një politikë më të mirë jo përsëritje të asaj që momentalisht është, por me emra të tjerë. Përse ju dhe opozita nuk bëni publike raportet e inspektimeve të brendshme që kanë të bëjnë me performancën e funksionarëve të shtetit dhe ku një pjesë e madhe e tyre kanë raporte negative por që mbahen në vendet e tyre të punës sepse janë gratë e gazetarevë, vëllezërit apo motrat e politikanëve, miqtë e baronëve të drogës që financojnë poltikën ditore të Tiranës?! Si ka mundësi që ju nuk u ankuat dikur për nepotizmin e thellë të adminsitratës? Përse ju që mbani flamurin e medias investigative në Shqipëri nuk shkoni më tej në zbulimin e skandaleve qindra miliona euroshe që zënë vend me pasurinë kombëtare?
I nderuar Mero, me të tilla "zbulime" ju mund të merrni klikime në portalin tuaj, por nuk i sillni ndonjë përfitim as opzitarizmit shqiptar, e as vendosjes së drejtësisë që mungon tërësisht në këtë vend. Opozitarizmi ndaj pushtetit nuk bëhet me deklarime bombastike, apo me flluska mediatike. Ai, opozitarizmi është dhe duhet të jetë një lëvizje konstruktive që njeh kompromisin por edhe këmbënguljen. E gjithë kjo përsa kohë mbështetet me fakte.  Populli mund të ketë frikë të dalë e të protestojë por ketë frikë ia ka mbjellë vetë politika dhe ata që jo rrallë herë e kanë përdorur atë si mish për top. Populli ka frikë sepse në 14 Shtator 1998 ata u përdorën si vegël për të thyer dyert e kryeministrisë me arkivolin e studentit të dhjetorit Azem Hajdari, që ishte po ashtu tropojan dhe që kurrë nuk e mohoi Berishën sic bëri Berisha ndaj tij jo pak herë; populli ka frikë sepse ne 21 Janar 2011 u la në baltë përballë agresionit të gardistëve pa tru, por me militantizëm, u la në baltë edhe kur hahej ngjala ne Gjirin e Lalzit, por edhe kur iu dha pafajesia atij për të cilin filloi ajo protestë. Pra frika është e mbjellë me kujdes.

Me respekt,
Taulant Malaj

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Haradinaj: Po vjen koha që AAK të qeverisë Kosovën

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Haradinaj: Po vjen koha që AAK të qeverisë Kosovën
Feb 9th 2013, 16:12

ramush_haradinajKoha e AAK-së për të qeverisur me Kosovën është duke ardhur, bashkë me të edhe mundësitë për t'u realizuar planet qeverisëse të saj. Këto kanë qenë fjalët e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Kuvendit të VI Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës,i cili ka filluar sot punimet.
Lideri i AAK-ës, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK do të jetë partia e cila në të ardhmen do të udhëheqë me Kosovën, për të realizuar planet që janë në shërbim të qytetarit.
"Është në bindjen time të plotë se të gjithë sukseset që nuk kemi mujt m'i arrit e me i dëshmuar, do të mundemi m'i arrit në kohën që po vjen. Ndryshe thënë koha e Aleancës që shpesh jemi dakord që po vjen, kësaj radhe ka ardhur edhe jemi në etapë pune përmes së cilës kemi mundur me i realizuar planet tona qeverisëse për vendin", tha Haradinaj.
Në anën tjetër, kryetari i të rinjve të AAK-së, Gent Begolli, ka thënë se janë të gatshëm për punë në qeverisje.
"Jemi gati për të guxuar, jemi gati për të ndryshuar Kosovën, jemi gati për ta bërë vendin tonë Kosovën vend shprese, mundësie dhe prosperiteti dhe kjo bëhet me njerëz që filozofi e kanë punën, politikë e kanë punën dhe shtet ndërtimin funksional të Kosovës e kanë punën kryesore", ka thënë Begolli.

AAK-ja, tanimë, pas ardhjes së Haradinajt nga Haga, ka hyrë në një fazë të reformimit, duke shpallur zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë paralajmëruar se do të përfundojnë gjatë prillit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Silva Gunbardhi refuzon të këndojë për Sali Berishën

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Silva Gunbardhi refuzon të këndojë për Sali Berishën
Feb 9th 2013, 16:32

silva_gunbardhi"Të ka lali shpirt" është kënga më e re e lançuar nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin, e cila vetëm brenda tri ditëve të publikimit në YouTube arriti të regjistrojë më shumë se 800 mijë klikime, duke u komentuar në site të ndryshme në internet si hiti i 2013-s. E natyrisht që kënga pati kontestime dhe komente jo të mira, nga të gjithë ata që nuk janë "pro" kombinimit të muzikës tallava me atë moderne dhe rep, që është bërë tendencë në muzikë këto vitet e fundit.
Për shkak të zhurmës së madhe që kjo këngë ka krijuar në publik, këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi,ka qenë e ftuar nga Arian Çani në emisionin e tij "Zonë e Lirë" në "Tv Klan", ku ka folur për suksesin e kësaj kënge ritmike. Pas batutave të ndryshme, Çani i ka kërkuar Silvës ta këndojë këngën në studio duke e transformuar vargun kryesor të këngës, me të cilën është titulluar. Ai i ka kërkuar që vargu "Të ka lali shpirt" të këndohej nga ai me fjalët "Të ka Sala shpirt", si një dedikim për Kryeministrin Sali Berisha. Por në një improvizim të këngës, Mandi i Nishtullës këndoi vargun "Të ka Sala shpirt, të ka Sala xhan", ndërsa Silva refuzoi ta përmendë Kryeministrin në vargjet e saj, duke kënduar "Lali, xhan xhan, Lali, Çan, Çan", duke i bërë një dedikim Arian Çanit, dhe duke shmangur përmendjen e Kryeministrit. E pyetur për këtë refuzim në një fare mënyre, Silva e cila nuk pranoi të jepte detaje, tha që: "Unë kam qenë dhe do mbetem origjinale në gjithçka që bëj dhe nuk pranoj të ndikohem apo të shkoj nga fryn era". "Të ka lali shpirt" është kënga e saj më e re në bashkëpunim me Dafin dhe Mandin, njëri këndon zhanrin rep, kurse tjetri tallava. Ky klip i Silvës brenda 6 ditëve ka thyer çdo rekord, duke u klikuar mbi 1 milion herë, klikime që deri më tani nuk i kishte marrë asnjë videoklip shqiptar. Klipi momentalisht ka arritur rreth 4 milionë klikime dhe vijon të klikohet shumë..panorama

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Genta e Big Brother: Shen Valentini me gjen cift, s`jam gati për martesë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Genta e Big Brother: Shen Valentini me gjen cift, s`jam gati për martesë
Feb 9th 2013, 16:29

ttaGenta Gjalpi është shumë e lumtur. Banorja më e përfolur e edicionit të fundit të "Big Brother" ka gjetur lumturinë në krahët e një të dashuri të ri. Ky Shën Valentin Gentën do ta gjejë të dashuruar, ndërsa emocionet e saj ajo i shpreh edhe në këtë intervistë. Ajo tregon lidhjen e re dhe faktin se është ende e re dhe nuk ndihet e gatshme për martesë. "Po shijojmë çdo gjë kështu si është", thekson ajo.
Sa kohë ka që njihesh me të dashurin e ri?
Ma ka prezantuar Arjan Konomi, më pëlqen fakti që më respekton dhe më trajton si princeshë dhe është njeri i rritur jashtë, që nuk i intereson e kaluara dhe me mentalitet krejt tjetër.
Çfarë keni vendosur me të për momentin, do shijoni vetëm lidhjen apo keni ndër mend fejesë apo martesë?
Për momentin po më shijon shumë çdo gjë, kështu siç është, pastaj unë jam ende 22 vjeçe dhe kam kohë.
Si do e përshkruani të dashurin me pak fjalë?
E ka dërguar Zoti të më bëjë mua të lumtur…
Si është një ditë e jotja tani që je e dashuruar?
Si jeta normale që kam bërë, por kohën e lirë ia kushtojmë njëri-tjetrit. Unë jetoj me shoqen time në Tiranë, por kohën që ai vjen këtu, përpiqemi të rrimë bashkë më shumë te shtëpia e tij dhe dalim me shoqërinë që e kemi të përbashkët.panorama

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Alketa Vejsiu flet për jetën private, familjen, fëmijët, bashkëshortin

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Alketa Vejsiu flet për jetën private, familjen, fëmijët, bashkëshortin
Feb 9th 2013, 16:41

alketa_vejsiuSapo ka festuar 29-vjetorin e lindjes në një festë shumë private me miqtë e saj. Dhe, si për të celebruar 15 vitet e saj karrierë radiofonike dhe televizive, Alketa Vejsiu ka menduar të japë intervistën e saj të parë në ekran për Adi Krastën, të martën në "A shoë" në "Vizion Plus". Ajo e ka nisur rrëfimin nga fillimi i karrierës së saj që kur ishte 14 vjeç si spikere në "Top Albania Radio", për ta përmbyllur me "X Factor", dhe familjen e saj me statusin që mban tashmë, atë të nënës së një djali dhe një vajze, Lionelit dhe Nikolës. Krasta vijoi me pyetjen: "Përveç punës për këto programe të mëdha impenjative, ti duhet të rrisësh dy fëmijët e tu. Ti je një zonjë e mençur mbrapa një burri të suksesshëm dhe të kujdesshëm, po si ia bën për t'u kujdesur për Nikol dhe Lionel?" "Unë nuk jam ai njeriu i lustruar që shkëlqej në çdo moment si në ekran. Në të përditshmen time jam njeri normal, me ritualet e mia të zakonshme", u përgjigj ajo. Më tej përmendi si një nga ritualet e saj të zakonshme pikërisht shijimin e kapucinos me briosh, por në Itali, sepse atje ka kuptim", theksoi Alketa. "Gjithsesi, edhe këtu e kam gjetur kënaqësinë e gjërave të vogla që ma bëjnë jetën të bukur", shtoi më tej. Pyetjeve të Krastës për bashkëshortin e saj ajo u është përgjigjur në kë mënyrë: "I dashuri im i zemrës është një mik shumë i mirë dhe që më mbështet gjithmonë, kështu që ai meriton dashurinë dhe vlerësimin tim. Për mua më e rëndësishmja është familja, dhe për më tepër familja që unë ngrysem dhe gdhihem çdo ditë e qetë dhe e lumtur, lumturi që reflektohet në lëkurën time", ka theksuar Alketa.panorama

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: METE anulon ofertën e Rezart Tacit, Albpetroli mund të shitet 290 milionë euro

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
METE anulon ofertën e Rezart Tacit, Albpetroli mund të shitet 290 milionë euro
Feb 9th 2013, 16:48

haxhinastoooMinistria e Ekonomisë konfirmoi se komsioni vlerësimit është autorizuar për të kaluar tek ofertat e tjera pasi blerja nga kompania Vetro Energy dështoi.

Oferta e parë, e cila u shpall fituese nuk përmbushi detyrimet, ka thënë ministri Edmond Haxhinasto. Ai ka shtuar se sipas ligjit, kompania që ofroi 850 mln euro për të blerë albpetrolin ka detyrim të paguajë një detyrim garancie prej 10 për qind, e cila akoma nuk ka kaluar në llogarinë e shtetit shqiptar, citon abcnevvs.

Tenderi i privatizimit të kompanisë Albpetrol është ende pezull, pasi kompania Vetro Energy (me perfaqesues Rezart Tacin) e shpallur fituese, nuk siguroi paratë e duhura brenda afateve ligjore teksa kishte bërë ofertën 850 milionë euro një cmim dukshëm më I lartë se ofertat tjera.
Tashmë pritet që të konsiderohet oferta e dytë e kompanisë, “Vin Bussines” , e cila ka ofruar 290 milionë euro.lajmifundit

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions