Pages

Friday, March 1, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Itali, prokurorët kërkojnë 4 vjet burg në Apel për Berluskonin

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Itali, prokurorët kërkojnë 4 vjet burg në Apel për Berluskonin
Mar 1st 2013, 17:24

berluskoni2Prokurorët italianë kërkuan konfirmim të vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Milanos, gjatë seancës së apelit ndaj ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Në tetor të vitit të kaluar, kreu i partisë Populli i Lirisë u dënua me katër vjet burg dhe ndalimin për pesë vjet të punës në institucione publike, pasi akuzohet për shmangie të taksave në rrjetin e tij mediatik, "Mediaset".
Pas seancës, kavalieri tha për gazetarët se për periudhën që akuzohet se ka kryer evazion fiskal, në vitet 2002-2003, ishte kryeministër dhe nuk merrej me çështjet e televizionit. Ai komentoi edhe aferën "De Gregorio". Senatori i majtë Serxho de Gregorio ka deklaruar se vite më parë kaloi nga partia e Prodit, te forca e Berluskonit, pasi ky i fundit i dha tre milionë Euro.
Berluskoni tha se bëhet fjalë për një barbarizëm të Prokurorisë dhe se kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në fund, ai i ftoi mbështetësit e tij që më 23 mars të dalin në shesh në Romë, në një protestë kundër, siç tha ai, kancerit që po përpin demokracinë në Itali. Ish-kryeministri i Italisë është për momentin në mesin e disa seancave gjyqësore, ku akuzohet për korrupsion, shmangie taksash dhe abuzime seksuale.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment