Pages

Sunday, March 3, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Keqtrajtohet në Maqedoni gazetari i Klan Kosovës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Keqtrajtohet në Maqedoni gazetari i Klan Kosovës
Mar 3rd 2013, 19:40

gazetariPolicia maqedonase ka keqtrajtuar në Shkup gazetarin e Klan Kosovës, Kushtrim Sadikun dhe kameramanin Arben Restelica, të cilët kishin shkuar atje për të raportuar rreth situatës së fundit.

Sadiku, në një prononcim për ExpressOnline, ka treguar se rreth orës 1:15 minuta janë ndaluar nga policia në afërsi të Bit Pazarit.

Aty janë ndalur për rreth 30 minuta, ku janë fyer rëndë nga policia e shtetit fqinj.

"Oficerë të uniformuar dhe civilë më ndaluan të filmoj dhe ta kryej punën time të gazetarit. Krejt kjo pa më dhënë asnjë shpjegim", thotë Sadiku.

"Madje më thanë se këtu ka ligje e në shtetin qe vij unë (Kosova) nuk po respektohen ligji, me fjalët me denigruese e kërcënuese. Më liruan pas gjysmë orë, pasi që ndërhyn kolegët nga Lajm Meqedonia".

Por, megjithëse janë liruar, gazetarët e Klan Kosovës nuk janë lejuar të filmojnë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment