Pages

Tuesday, March 5, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Misteri në Tiranë, 11-vjeçari gjendet varur me litarin e bagëtive, hetim në dy pista

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Misteri në Tiranë, 11-vjeçari gjendet varur me litarin e bagëtive, hetim në dy pista
Mar 5th 2013, 18:40

ambulancaNjë fëmijë 11 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pasditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zenelaj të Sharrës, rreth 20 kilometër në periferi të Tiranës, në zonën e Kombinatit.
Fëmija me iniciale A.H është gjetur pa jetë rreth orës 18:15 prej të afërmve të tij. i mituri ka përdorur litarin e bagëtive për tu vetëvarur.
Policia mësohet se është duke marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes përfshi familjarët e 11-vjeçarit.
Trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar për ekzaminime mjekoligjore në morgun e kryeqytetit ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
Policia ka bërë me dije se veç hetimit për vetëvarjen e 11-vjeçarit është duke hetuar edhe mundësinë e një ngjarje të ndodhur në lojë e sipër.
Sipas të dhënave të deritanishme, të afërmit e fëmijës janë marrë në pyetje dhe janë në gjendje mjaft të rënduar emocionale nga ngjarja qe u ka ndodhur.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment