Pages

Saturday, March 2, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Fule mesazh Berishës: Jo referendum për 3 ligjet! Bushati: Kumbues qëndrimi i Brukselit

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Fule mesazh Berishës: Jo referendum për 3 ligjet! Bushati: Kumbues qëndrimi i Brukselit
Mar 2nd 2013, 17:45

fule berishaBRUKSEL—Referendumi është e kundërta e asaj çka kërkon Brukseli për çështjen e miratimit të tre ligjeve që duan shumicën e cilësuar të votave në Shqipëri. Komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fule reagon kështu 24 orë pasi mazhoranca e zyrtarizmi nismën ligjore për kërkimin e një referendumi popullor në mungesë të votave të opozitës.

"Kam theksuar vazhdimisht se ligjet e në veçanti rregullorja e Kuvendit duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë ndaj dhe është e vështirë për të kuptuar këtë vendim që shkon kundër frymës së përfshirjes. Mbajtja e një referendumi në këtë rast nuk është rruga  se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një mënyrë  për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për axhendën e BE-së. Kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e domosdoshme", nënvizon Stefan Fule në deklaratën e tij.

Unë, vijon ai, kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i drejtuar me  konsensus.Fule shpreh bindjen se vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme.

"Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me përmbushjen e masave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat", thekson Fule sipas Tch.

Ndërkaq, i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Socialiste për deklaratat e komisionerit Stefan Fule. Në një koment në rrjetin social Facebook, kryetari i komisionit të integrimit evropian, njëkohësisht deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste shkruan se "kumbues qendrimi i BE per farsen referendare te Kryeministrit! E denje per t’u klasifikuar ne librin e aventurave me fatet e popullit!".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment