Pages

Sunday, March 3, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Inter me dy fytyra, bën mrekullinë në Catania

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Inter me dy fytyra, bën mrekullinë në Catania
Mar 3rd 2013, 21:09

inter2Interi tregon edhe njëherë se e meriton epitetin ekip i "çmendur" pasi në "Massimino" bën çmendurinë e radhës duke u paraqitur me dy fytyra por në fund u largua me 3 pikë të rëndësishme të fituara ndaj Catanias 3-2.
Në një pjesë të parë të shëmtuar, me Roçhin titullar, Palacion në stol dhe Cassanon në Milano, zikaltërit luajnë në mënyrë të shpërfytyruar duke i dhënë mundësi Catanias të shënojë 2 herë me Bergession në 7' pas një gabimi të Jesus dhe në 19' me Marchessen me kokë. Me një lojë të tillë Interi të jepte përshtypjen se do të pësonte akoma gola të tjerë. Strama bën lëvizjet në 45 minutat e dyta duke dërguar Palacion në vendin e Roçhit dhe argjentinasi tregon menjëherë klasin e tij teksa jep një asist për Alvarez që shkurton në 2-1. Me Catanian e tërhequr, Palacio realizon me kokë golin e 2-2 ndërsa me hyrjen e Stankoviç dhe Cambiasos, Interi ngre akoma krye dhe në minutën e 2 shtesë sërish argjentinasi shënon duke përmbysur shifrat në 3-2. Për t'u theksuar fakti se sulmuesi shqiptar, Edgar çani debutoi për herë të parë me Catanian dhe luajti 13 minuta ndërsa mori edhe një karton të verdhë.
Sukses mori edhe Fiorentina por me shumë mundime 2-1 ndaj Chievos ndërsa Udinese u imponua 1-0 në fushën e Pescaras me të përhershim Di Natale. Bologna dominoi 3-0 Cagliarin, Siena u mund 0-2 nga Atalanta dhe Sampdoria kaloi 1-0 Parmën.
Në renditje, Interi ruan shpresat për një vend në Champions League pasi renditet në vendin e 4 me 47 pikë.ssport

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment