Pages

Monday, March 4, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Tiranë, sherri për pronën, policia ndalon autorin e plagosjes së kryeplakut

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Tiranë, sherri për pronën, policia ndalon autorin e plagosjes së kryeplakut
Mar 4th 2013, 18:12

tirane policiPolicia e Tiranës deklaroi se ka vënë ë pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy shtetasve në Kodër Bërxullë mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit.
Burimet zyrtare kanë thënë se Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5 dhe Nr.6 Tiranë, ka bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur sot rreth orës 14.30' në Kodër Bërxullë Tiranë.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor duke kryer veprimet e para proceduriale dhe aministruar provat.
"U konkludua se është plagosur me armë zjarri e llojit pistoletë TT shtetasi Agim Sinan Loci, 42 vjec, banues në Komunën Bërxullë, me detyrë Kryeplak i fshatit, si dhe Eduart Xhavid Vani, 36 vjec, banues në Kodër Berxullë", thanë burimet zyrtare.

Sipas tyre, në sajë të informacioneve të menjëhershme të marra nga strukturat e policisë mbi vendodhjen e autorit, u arrit lokalizimi dhe kapja e tij,  i fshehur në Bërxullë, i cili është shtetasi Riza Shaqir Haka, 36 vjec.
Fillimisht, konflikti ka ndodhur në vendin e quajtur Kodër Bërxullë, ku shtetasi Agim Loci Kryeplak, dyshohet se ka shkuar në tokën e autorit, me qëllim vendosjen e disa shtyllave ndarëse për kufirin e një sipërfaqe toke e ndodhur në Kodër Berxullë dhe aty janë konfliktuar e qëlluar më armë zjarri nga autori i dyshuar Riza Haka. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit.
Shtetasi Agim Loci është shtruar menjëherë  në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën, po ashtu dhe shtetasi Eduart Vani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit penal.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment