Pages

Sunday, March 3, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Akuzat e PD, reagon Ina Rama: Dua të emërohem gjyqtare, s`kam plane politike

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Akuzat e PD, reagon Ina Rama: Dua të emërohem gjyqtare, s`kam plane politike
Mar 3rd 2013, 17:23

ina_ramaaaaIna Rama mohon planet e saj për tu përfshirë në politikë ndërsa deklaron se ka bërë kërkesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për tu emëruar gjyqtare në gjykatën e Apelit, një e drejtë që i takon sipas ligjit.
Në një deklaratë për median, Ina Rama shprehet:  Në përgjigje të interesit publik dhe te medias, me cilësinë e ish Prokurorit të Përgjithshëm, ju bëj me dije si më poshtë :
Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në mesin e muajit janar, kam paraqitur zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t'i propozuar Presidentit të Republikës emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës,  Z. Bujar Nishani.
Kjo kërkesë është mbështetur në garancitë që jep neni 7 i ligjit "Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", për Prokurorin e Përgjithshëm që mbaron mandatin e tij kushtetues dhe në faktin që para kësaj detyre, kam ushtruar funksionet e gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
Neni 7/1.3 i ligjit parashikon se "Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm."
Përtej të drejtave që jep ligji i mësipërm, kjo kërkesë mbeshtetet në vullnetin tim për të vazhduar dhe ndjekur profesionin tim, brënda sistemit gjyqësor, pjesë përbërëse e të cilit kam qenë që nga fillesa e karrierës time.
Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për tu përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë.
Për më tepër mbetem në pritje që Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ta trajtojnë këtë çështje dhe të marrin një vendim lidhur me kërkesën që kam paraqitur.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment