Pages

Monday, March 4, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Mazhoranca injoron paralajmërimin e Fyles, miratohet kërkesa për referendum

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Mazhoranca injoron paralajmërimin e Fyles, miratohet kërkesa për referendum
Mar 4th 2013, 20:59

Parlament SeanceTIRANE—Kuvendi i Shqipërisë i miratoi me 73 vota pro kërkesën për mbajtjen e referendumit për tre ligjet e integrimit. Ndërsa opozita e kishte lënë sallën e Kuvendit, Kryeministri tha se vendimi përbën vendosmëri për miratimin e këtyre ligjeve.

"Në çdo kohë që opozita merr përsipër të votojë ligjet ne jemi të gatshëm të ofrojmë mirëkuptimin tonë dhe ti votojmë tre ligjet. Në karrierën time politike momenti më i hidhur ka qenë humbja e referendumit në vitin 1994. Nuk kam ndonjë pasion personal por një respekt të palëkundur për këtë institucion themelor, kushtetues të demokracisë", u shpreh Berisha.

Projektligji për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 % të aksioneve të HEC Bistrica 1 dhe 2 sh.a të lidhura mes METE dhe shoqërisë KURUM u hodh në votim në Kuvendin e Shqipërisë duke u miratuar me 73 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji për ratifikimin e kontratës së shitjes së 100% të aksioneve të HEC Ulëz Shkopet sh.a u hodh në votim dhe mori gjithashtu 73 vota pro dhe 61 kundër.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së licencës së lotarisë kombëtare mes Ministrisë së Financave dhe shoqërisë austriake u hodh në votim duke marrë 73 votat pro dhe 61 kundër.

Akti normativ për pajisjen me leje ndërtimi të strukturave të krijuajë në shkelje të lejeve të ndërtimit mori 134 votat pro me konsensusin e pozitës dhe opozitës.

Projektligji për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë mori në votim 73 pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment