Pages

Tuesday, March 5, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Berisha në Ruzhdie: Rama na akuzon se i vodhëm programin, ai s`ka fare program

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Berisha në Ruzhdie: Rama na akuzon se i vodhëm programin, ai s`ka fare program
Mar 5th 2013, 17:43

berisha_inagKryeministri Sali Berisha ka inauguruar rrugën Fier-Komuna Rruzhdie. Gjatë fjalës së mbajtur para banorëve të zonës, Berisha tha se po afron koha e zgjedhjeve. "Shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të përkushtuar për votën e lirë, me projektin më të shkëlqyer që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Rama bën qesharakun kur thotë se i kemi vjedhur programin. Po ku ka program Rama. Po shkojmë drejt zgjedhjeve, do bëjmë gjithçka që cdo fermer e cdo qytetar të ecim përpara me erën e ndryshimit. Rruga që ndërtuam është ndryshimi, shkolla që po ndërtojmë është ndryshimi. Ne votat i kërkojmë për të ardhmen e këtij vendi që jemi përpara të ecim drejt një mirëqënie drejt një begatie, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar. Do të bindim banorët se ne jemi ndryshimi", theksoi Berisha.
Kryeministri pranoi se gjatë këtyre viteve të qeverisjes, nuk kemi arritur të realizojmë gjithçka, por kemi bërë më shumë se kurrë për Shqipërinë e fermerëve, Shqipërinë rurale dhe për fshatin shqiptar. Kryeministri premtoi se 4 vitet e ardhshme do te jene bum investimesh.
"Zotohem këtu dhe i jap fjalën këtij burri karshi jush, kryetarit të komunës se qeveria do financojë cdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për t'a bërë komunën tuaj me rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla qendra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona. Gjatë këtyre viteve në kemi investuar në Rruzhdie dhjetra km rrugë, jemi të vendosur që gjatë 4 viteve që vijnë të asfaltojmë cdo km rrugë në këtë komunë. Se pa rrugë nuk ka zhvillim. 4 vjecari që vjen do jetë 4 vjecari i sistemit më modern që ekziston në vend".
Mes të tjerave në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh: "Rruga që sapo inaguruam është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga buxheti i qeverisë dhe donatorët prej 120 milion lekë. Së shpejti do të fillojmë të investojmë në ujitjen e pemëtoreve dhe tokave tuaja në të gjithë komunën. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për suksesin e fermave tuaja. Në këto vite ne kemi investuar në rrugë sepse pa rrugë nuk ka treg, nuk ka kujdes shëndetësor, nuk ka sistem arsimor , pa rrugë nuk ka zhvillim."
Kryeministri vuri ne dukje se cdo investim do të realizohet me taksat tuaja.
"Dikush më shkruajti, z. kryeministër këto janë bërë me paratë e popullit, dhe unë i thashë duke filluar nga rroga ime dhe rrogat e të tjera cdo gjë është bërë me paratë e popullit. Taksat tuaja t'i shndërrojmë në rrugë, ujësjellësa, në pemëtore, në mirëqënie për ju".
Fshati Ruzhdie, në zonën kodrinore të Fierit është bërë i njohur, pas zgjedhjeve të vitit 2009, pasi u vendos në qendër të debatit politik për procesin zgjedhor
Duke iu referuar fenomenit të Ruzhdies, Berisha tha se "në një kohë kur të tjerët çirreshin nëpër televizione se Berisha fiton me votat e eskimezëve, unë shprehja krenarinë për ju, pasi sipas tij, ata që pretendonin kështu ata nuk kanë asgjë shqiptare në gjakun e tyre".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment