Pages

Monday, March 4, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Emiri i Katarit blen gjashtë ishujt grekë

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Emiri i Katarit blen gjashtë ishujt grekë
Mar 4th 2013, 18:52

emiri_kataritGreqia arkëton të ardhura financiare nga shitja e ishujve në pronësi të saj. Në kuadër të projektit për ndërtimin e një kompleksi turistik për familjen e tij dhe për vizitorë të huaj, emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani ka blerë gjashtë ishuj në detin Jon.

Lajmi është bërë me dije prej mediave greke që theksojnë se bëhet fjalë për ishullin Oksia, që ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh ku sheiku ka dhënë 5 milion euro, ndërsa për 5 ishujt e tjerë që janë vetëm 160 hektarë, ka paguar edhe 3,5 milion euro të tjera. Të gjithë ishujt ndodhen në lindje të Qefalonisë në detin Jon, pranë ishullit legjendar të Itakës.
Emiri i Katarit pasuria, e të cilit shkon në mbi 50 miliard euro, ka 24 fëmijë me tre gratë e tij dhe përderisa në këtë zonë ndodhen 18 ishuj thuhet se ka për qëllim që t'u bëjë pothuajse të gjithë fëmijëve dhuratë nga një ishull.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment