Pages

Sunday, March 3, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Konfindustria: Bllokimi i qumështit në Kosovë, konkurencë e pandershme

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Konfindustria: Bllokimi i qumështit në Kosovë, konkurencë e pandershme
Mar 3rd 2013, 18:26

gjergj-buxhuku_2Konfindustria shqiptare deklaroi sot se bllokimi i disa markave të qumështit në treguin e Kosovës, është bërë për konkurencë të pandershme.
Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha se shkaqet e bllokimit kanë lidhje me luftë të pandershme konkurrenciale, goditjen e prodhimit vendor në favor të grupeve importuese si dhe me përpjekjet për krijimin e tregut të përbashkët mbarëshqiptar.

Konfindustria, duke vlerësuar si parësore sigurinë ushqimore të qytetarëve, shpreh shqetësimin e saj lidhur me mënyrën jo profesionale të përballimit të gjendjes nga ana e institucioneve të fushës në Kosovë, që pa asnjë lajmërim paraprak dhe shkëmbim informacionesh me institucionet e ngjashme në Shqipëri, si edhe për më shumë në mungesë të të dhënave të plota të analizave shkencore të produkteve, zbatuan teorinë e faktit të kryer mediatik. Gjithashtu është tërësisht e papranueshme për forcat partiake në Shqipëri, që të përpiqen të fitojnë kapital politik për zgjedhjet e afërme, duke goditur padrejtësisht kompanitë më të rëndësishme prodhuese vendore me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare, thuhet në deklaratë.

"Konfindustria vlerëson, se pasojat e luftës konkurrenciale dhe mungesës së profesionalizimit institucional në Shqipëri dhe Kosovë, rrezikojnë të jenë të rënda në dy drejtime kryesore. Së pari goditet prodhimi vendor në Shqipëri dhe Kosovë, duke ndihmuar qartësisht grupet importuese të prodhimeve me origjinë nga BE dhe Serbia, në kushtet e ashpërsimit të luftës ndërkombëtare për tregje, për shkak të krizës financiare si dhe të pasojave të rënda të zbatimit të marrëveshjeve MSA dhe CEFTA. Eshtë për tu shënuar, që ngjarja në fjalë u shënua pikërisht atëherë kur në industrinë e qumështit, me ruajtje afatgjatë në Shqipëri, janë kryer dhe sapo kanë filluar prodhimin investime të rëndësishme me vlerë disa dhjetëra milionë euro, me teknologjinë më bashkëkohore, që garanton siguri ushqimore të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe me kapacitete të mëdha përpunuese. Natyrshëm investime të tilla janë në kundërshtim të qartë me interesat e grupeve importuese, që deri pak vite më parë kishin pushtuar në masën 100% tregun shqiptar. Shënojmë, se krijimi i industrisë vendore të qumështit të përpunuar tashmë kanë krijuar kushtet për uljen ndjeshme të importeve në më shumë se 50% të tregut me pasojë të drejtpërdrejtë kryesore miliona euro të qëndruara brenda vendit dhe punësimin e mijëra punëtorëve dhe dhjetëra mijëra fermerëve shqiptarë", -tha Buxhuku.

Sipas tij, "goditja e industrisë shqiptare të qumështit me ruajtje afatgjatë shkon drejtpërdrejt në pengimin e përmbushjes së qëllimit strategjik të krijimit të tregut të përbashkët mbarëshqiptar 7 milionësh, si një qëllim me përfitime të jashtëzakonshme për zhvillimin e ekonomisë prodhuese kombëtare dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment