Pages

Monday, March 4, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Përdhunoi ish të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Përdhunoi ish të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali
Mar 4th 2013, 20:30

policia italiane eeeeShqiptari arrestohet në Itali me akuzën e përdhunimit ndaj një vajze e cila ka qenë ish e dashura e tij. E dëmtuar nga ngjarja ka mbetur një 24 vjeçare që ka pasur lidhje me shqiptarin.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Faenza pranë Ravenas, në Itali, ku 21 vjeçari shqiptar sipas dëshmisë së gruas, shkoi në banesën e saj i armatosur me pistoletë duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale, nën kërcënimin e armës.

Policia arrestoi shqiptarin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe arma, pistoletë tip zastava e modifikuar.

Vajza e dëmtuar dëshmoi në polici se lidhja mes tyre ishte ndërprerë rreth 1 vit më parë, por se 21-vjeçari qysh prej muajit dhjetor e telefononte pafundësisht duke i kërkuar që të ktheheshin sërish bashkë. Në pamundësi për të realizuar rikthimin në mardhënie me vajzën i riu ndërmori veprimin e rëndë, duke mësyrë brenda banesës së ish-të dashurës ku dhe abuzoi seksualisht me të.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment