Pages

Tuesday, March 5, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: FBI publikon dosjen e Whitney Houston

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
FBI publikon dosjen e Whitney Houston
Mar 5th 2013, 17:52

whitneyFBI ka publikuar të dhënat e saj në lidhje me tre hetime të kryera nga byroja në interes të këngëtares Whitney Houston.
Dosjet tregojnë se FBI hetoi një tentativë zhvatjeje në vitin 1992, por vendosi se në këtë rast nuk ishte kryer asnjë krim.
Agjentët hetuan edhe për kërcënime të mundshme kriminale kundrejt Houston në postën elektronike të fansave në vitet 1988-99, por as këtë herë nuk gjetën prova për kërcënime konkrete.
Sipas agjencisë së lajmeve "Associated Press", dosja me 128 faqe nuk përmban ndonjë të dhënë personale për jetën e viteve të fundit të këngëtares.
Edhe pse Houston ishte marrë në pyetje në zyrat e FBI-së në Nju Xhersi në lidhje me tentativën e zhvatjes, të dhënat mbi këtë rast janë tej mase të redaktuara.
Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në një dhomë hoteli. Vdekja e saj u klasifikua si një mbytje aksidentale, por autoritetet thanë gjithashtu se ishte ndikuar nga përdorimi i kokainës dhe problemet me zemrën.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment