Pages

Sunday, March 3, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Korçë, sherr me thika në lokal, plagoset rëndë 28-vjeçari

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Korçë, sherr me thika në lokal, plagoset rëndë 28-vjeçari
Mar 3rd 2013, 18:07

gjykata korceNjë 28 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale pasditen e sotme në një lokal në fshatin Moglicë të Korçës.
Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Policia ka thënë se 28-vjeçari Aleks Bedollari është plagosur rëndë pasi është qëlluar disa herë me thikë nga një bashkëfshatar i tij.
28-vjeçari dhe autori i plagosjes, shtetasi Gani Mullaymeri, ishin ulur në të njëjtin lokal kur janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.
Policia tha se Gani Mullaymeri ka goditur disa herë 28-vjeçarin me thikë. i plagosuri u transportua në spital në gjendje kritike për jetën. Policia arrestoi autorin e plagosjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment