Pages

Tuesday, March 5, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Bregu: Nuk tërhiqemi nga referendumi për 3 ligjet, të enjten do ja sqaroj Fules vendimin

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Bregu: Nuk tërhiqemi nga referendumi për 3 ligjet, të enjten do ja sqaroj Fules vendimin
Mar 5th 2013, 18:52

majlinda bregu minister e integrimitTIRANE–”Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore, ne votojmë për t’i hapur rrugë të gjithë procedurave për të realizuar një referendum siç thotë ligji jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve”. Ky është konfirmimi që vjen prej Ministres së Integrimit Majlinda Bregu e cila gjatë intervistës në emisionin "Prizëm" në Albanian Screen deklaroi se qeveria do të ecë përpara në këtë nismë nëse opozita do të vazhdojë të mbajë qëndrimin bllokues. Bregu tha se të enjten do të informojë personalisht komisionarin Stefan Fule për vendimin e marrë nga mazhoranca.

“Nuk ka shqiptar sot  që të jetë kundër anëtarësimit në BE. Më shumë gjithpërfshirës se vota e shqiptarëve mua nuk më duket se është gjithpërfshirës vota e parlamentarëve”, u shpreh Bregu.

Sipas saj, qeveria ka gjithë angazhimin për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, por ajo  nuk mund të bind dot kryetarin e opozitës që të njohë rezultatin.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment