Pages

Tuesday, March 5, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: AK, Spahiu: Pas 23 qershorit do hetojmë të gjitha krimet ekonomike të Berishës

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
AK, Spahiu: Pas 23 qershorit do hetojmë të gjitha krimet ekonomike të Berishës
Mar 5th 2013, 17:58

kreshnik_AKKreu i Aleances KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi para qindra mbeshtetesve ne njesine 3 te Kyeqytetit se do te hetohen pas 4 muajsh te gjitha privatizimet e qeverise se gangsterve.
Ai theksoi se: “Aleanca Kuqezi po ndjek me shqetësim shumë të madh përpjekjet e që po bën shtetasi Berisha në krye të qeverisë kukull për të përdorur diktaturën e mazhorancës parlamentare për privatizimin e HEC-ve në Shqipëri.
Mbasi ka konsumuar cdo vepër krimi ekonomik kombëtar në krye të Qeverisë, në këto pak muaj që i ka mbetur në krye të saj, shtetasi Sali Berisha po baltos edhe deputetët e tij, me qëllim që të fshehë krimin ekonomik kombëtar mbrapa votës së parlamentarëve.
“Ka disa vite që shtetasi Sali Berisha me qeverinë e tij të inkriminuar në krime ekonomike e korrupsion ka vënë dorë mbi pasuritë më të mëdha të vëndit e popullit shqiptar. Pasuaria e kromit, u dha me koncesion, e mbasi kompania koncesionare e shfrytëzoi barbarisht duke shkelur me të dy këmbët kontratën koncesionare iku nga Shqipëri, duke lënë pas një rrënojë me pasoja ekonomike shumë të rënda për vëndin”.
“Krahas kromit, shtetasi Berisha me qeverinë e tij antikombëtare vuri dorë mbi naftën dhe Albpetrolin. Edhe ky sektor kaq jetik për ekonominë tonë kombëtare sot vuan agoninë e tij të plotë vetëm nga politika antikombëtare e Qeverisë së Sali Berishës. Sektori i naftës dhe Albpetroli po shndërrohen në sektorë gjithnjë e më të degraduar për vitet që vijnë”.
“Pyjet e vendit, janë një tjetër degë më vlera shumë të mëdha për ekonominë tonë kombëtare. KY sektor është shkatërruar në mënyrë gati-gati të pariparushme. Pyjet tona tre sezone vidhen e shiten nga grupe interesi të lidhura me krimin ekonomik qeveritar dhe në sezonin e verës digjen mbeturinat për të mbuluar veprat e krimit ekonomik. Sot Shqipëria është vend pa pyje”.
“Fondi i tokës bujqësore, për shkak të politikës tërësisht antikombëtare ekonomike të Sali Berishës dhe qeverisë së korrupsionit është reduktuar më shumë se 50 përqind. Kjo gjëndje e shdnërrimit të tokës në të papunueshmë dhe inproduktive ka ardhur si pasojë e politikës buxhetore që jep këtij sektori 2 përqind të tij kur popullsia në bujqësi përfshin mbi 60 pëqrqind të popullsisë së vëndit. Mungesa e mbështetjes, e subvencionimit, e lehtësimit të taksave ka sjellë shkatërrimin e sistemit kullues dhe vaditës dhe ka reduktuar kapacitetin prodhues dhe eksportues bujqësor e blegtoral të vëndit”.
“Në këtë vazhdë të politikës ekonomike tërësisht antikombëtare po shiten edhe HEC-et e vëndit. Ky është krimi më i rëndë që po bëhet për të mbushur vrimat e zeza të buxhetit, për mbushur xhepat e pangishëm të qeverisë së shtetasit Berisha dhe për të financuar fushatën elektorale të qeverisë antikombëtare. Aleanca Kuqezi i drejtohet popullit shqiptar për reagim mbarë kombëtar për mbrojtjen e pasurisë së tij nga plackitja e rrënimi ndërsa shtetasit Berisha e qeverisë së tij i kujton se kjo nuk është fushata elektorale, por fushata funerale e tyre”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Gjate ketij takimi Kryetari i Aleances Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka prezantuar Z.Rezar Balla si kandidat per Kreun e Aleances Kuq e Zi te Deges se Tiranes.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment