Pages

Friday, March 1, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: Kaos në rrugët e Shkupit, dhjetëra shqiptarë dhunohen publikisht

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
Kaos në rrugët e Shkupit, dhjetëra shqiptarë dhunohen publikisht
Mar 1st 2013, 18:30

protestttKaos i vërtetë në rruegët e kryeqendrës së Maqedonisë në Shkup, pak minuta pas orës 16. Dhjetra qytetarë të lënduar shumë vetura e objektetë thyera . Protestat e tifozëve maqedonas kundër emërimit të Talat Xhaferrit për ministër të mbrojtjes u kthyen në incident  masiv ndëretnik.
Në një protestë të paralajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, qindra të rinj nga grupe të ndryshme tifozësh dolën sot në rrugë në protestë veçanërisht përpara Qeverisë. Thirrjet e tyre kundër Talat Xhaferrit degraduan në sulme me gurë, ndërsa pjesë nga turma e tyre vazhduan rrugëtimin zinxhir në sulmimin e qytetarëve.
Sipas informatave të para jozyrtare, janë rrahur dhjetëra shqiptarë, kalimtarë të rastit. Pas ndalimit pranë zonës së kafeterive në bregun e lumit Vardar, të rinjtë tifozë kanë sulmuar rëndë edhe një qytetar shqiptar pranë restorantit 'Anja'.
Mësohet se pas rrahjes së rëndë banori është dërguar me karrocë në Spitalin e Qytetit. Policia për momentin thotë se ka njohuri për 3 qytetar të lënduar 5 opolicë dhe shumë vetura të thyera që nuk është bilanci përfundimtar i këtyre trazirave.
Ndryshe protesta plotë thirrje, ofendime, sharje dhe sulme me gurë ka vazhduar gjithashtu deri para Parlamentit. Edhe pse protesta ishte e paralajmëruar në rrjetin social për sot, policia u duk e pa përgatitur në frenimin e dhunës.
Prania e policisë mbetet ende e lartë, veçanërisht pas alaramimit të situatës kur grupi i tifozëve tentoi të hynte në lagjet shqiptare, konkretisht në Carshi. Nga MPB konfirmojnë serinë e incidenteve, dhe theksojnë se vazhdojnë gjurmimin e autorëve të dhunës.
Sic mëson Alsat M ka edhe të arrestuar kryesishtë në lagjen aerodrome të shkupit dhe qendrën e qytetit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment