Pages

Friday, March 1, 2013

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit: MBU: Niveli i Aflatoksinës, i njëjtë në të gjitha markat e qumështit!

Lajmi i Fundit | lajme shqip | Lajmifundit
Lajme, Lajmifundit, Lajmi i fundit, lajme shqip, shqiplajme
MBU: Niveli i Aflatoksinës, i njëjtë në të gjitha markat e qumështit!
Mar 1st 2013, 18:39

qumeshtiMinistria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatën e dyshimeve për përmbajtjen e Aflatoksinës në disa parti të qumështit të paketuar.
Pas analizave të bëra që në momentet e para kur dhe nisën dyshimet për praninë e këtij lloj myku drejtori i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gani Moka ka  bërë me dije se aktualisht nuk paraqitet asnjë lloj rreziku për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.
"Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njëjtë në të gjithë llojet e qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshire edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal.
Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia e Italisë, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuar janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin.
U bëjmë thirrje fermerëve shqiptarë si dhe kompanive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e përpunimit të qumështit, që të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal të biznesit, ashtu si deri me sot.
Falënderojmë mediat për bashkëpunimin e derisotëm dhe kërkojmë mirëkuptimin e tyre për shmangien e ekzagjerimeve që shkaktojnë panik të panevojshëm dhe të pabazuar", – tha Gani Moka drejtori i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment