Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Zbulohen letrat mes Papa Benediktit XVI dhe Fronte di Ferruci (Fahri Balliut)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Zbulohen letrat mes Papa Benediktit XVI dhe Fronte di Ferruci (Fahri Balliut)
Mar 2nd 2013, 19:45

Pas ikjes së Papa Benediktit XVI nga selia e Vatikanit, zbulohet në zyrën e tij një korrespodencë me botuesin e gazetës 55 në Tiranë, Fahri Balliu, i pagëzuar me emrin Fronte di Ferruci.

Në letrën drejtuar Papës thuhet:

 

"I nderuar zoti Papë.

Po të shkruaj nga Shqipëria dhe jam botues i gazetës 55, e cila mbush sivjet 15 vjet. Për 15 vite rresht në qendër të punës dhe luftës sonë ka qenë zbulimi i rrënjëve tona perëndimore, ku kyçi i artë i këtij suksesi ka qenë Partia Demokratike dhe udhëheqësi i saj, Sali Berisha.

Qysh në fillim të punës sonë, vendosëm t'i përkushtohemi vlerave të katolicizmit, një betejë kjo e gjatë ku kemi hasur dhe vështirësi. Unë personalisht vendosa të pagëzohem në kishën e Velipojës, kur aty ishte një prift i vërtetë demokrat, por intrigat e disa katolikëve në kupolën e PD-së më anuluan pagëzimin me arsyetimin se isha bërë synet kur isha i vogël si mysliman. E vërteta është se unë jam bërë synet se na hahej bakllava në shtëpi dhe na duhej një sebep.

Pas kësaj unë vazhdova përpjekjet e mia dhe vendosa të konvertoj emrin nga Fahri Balliu në Fronte di Ferruci, që është emri im tani e tutje.

Por sidoqoftë ëndrra ime për t'u konvertuar ka mbetur objektiv i jetës sime.

Me qëllim që të tejkaloj paragjykimet ndaj meje, sidomos të atyre që mendojnë se nuk meritoj të jem mbështetës i juaji, vendosa të botoj librin "Jezusi i Nazaretit", për të cilin siç kam dëgjuar ju jepni bekimin tuaj për çdo botues.

Meqë ju jeni duke ikur, do t'iu isha mirënjohës të më firmosnit dhe mua një fotografi tuajën me betimin apostolik si botues i këtij libri për Krijuesin e Madh.

Pas kësaj unë të jap fjalën se do t'i tejkaloj gjithë pengesat politike dhe fizike për pagëzimin. Pas disa bizneseve të suksesshme në shitje skrapi me imzot Arben Arkipeshkvi (ish Arben Imami), kam vendosur të bëj operacion plastik organin gjenital, që ta heq pengesën e synetllëkut, që disa drejtues të lartë të PD-së ma kanë shpikur si sebep që të mos bëhem dhe unë katolik.

Shpresoj të ma dërgoni atë fotografi me mbishkrimin tuaj dhe kjo do të jetë dita më e lumtur e jetës sime.

PS: Po tu desh ndonjë gjë tani që nuk je më Papë, më thuaj se s'ka problem."

Papa Benedikti i XVI, pasi mori letrën, e lexoi me kujdes dhe u prek shumë nga përkushtimi i tij për të botuar librin "Jezusi i Nazaretit" dhe përpjekjet e tij 15- vjeçare për t'u pagëzuar.

Mori një fotografi të tijën dhe shkroi anash saj: "Shenjtëria e tij, Papa Benedikti XVI, u jep me gjithë zemër Bekimin Apostolik Z. Fahri Balliu, stafit dhe bashkëpunëtorëve të "Gazetës 55" dhe "Shtëpisë Botuese 55", që ka botuar në gjuhën shqipe librin "Jezusi i Nazaretit", kërkuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tyre. Duke lypur për ta hire të shumta hyjnore".

E mbylli fotografinë në një zarf dhe ia nisi ambasadorit të tij në Tiranë me shënimin: "Këtë fotografi dorëzoja fotografi-kërkuesit, por të lutem pasi të sigurohesh se unë jam larguar nga Vatikani. Meqë na janë hapur shumë fjalë të këqija për abuzime seksuale, lute të përvuajturin të heqë dorë nga operacioni plastik për të eliminuar pasojat që ka lënë synetllëku në moshë të re".

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment