Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta Tema: Ushtari sovjetik gjendet në Afganistan pas 33 vitesh

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ushtari sovjetik gjendet në Afganistan pas 33 vitesh
Mar 5th 2013, 18:23

ushtariNjë ushtar sovjetik, që kishte humbur në Afganistan 33 vjet më parë, është gjetur në provincën perëndimore Herat.

Sipas BBC, ushtari jeton si një gjysëm nomad, ka marrë emrin afgan Sheikh Abudllah dhe praktikon mjekësinë bimore.

Ushtari, një uzbek etnik, u gjet nga ish- veteranët e luftës sovjetike.

Ai u plagos në betejë në vitin 1980, pak muaj pas pushtimit sovjetik, dhe u shpëtua nga afganët vendas.

Komiteti i veteranëve përllogarit se janë edhe 264 ushtarë sovjetikë të humbur në Afganistan.

Sheikh Abdullah është martuar, por gruaja e tij ka vdekur dhe nuk ka fëmijë.

Në trup ka akoma gjurmët e plagëve të luftës.

Ai kupton rusisht, por e flet shumë dobët.

Ai mund të kujtojë vendin e tij të lindjes dhe thotë emrat e disa të afërmve.

Vëllai i tij tha se është i lumtur që ai u gjet, por shpreh dhimbje që prindërit nuk janë gjallë për ta takuar.

Së shpejti ai do takohet më të afërmit.

Rreth 15 mijë ushtarë sovjetikë dhe më shumë se 1 milion afganë u vranë në luftën që zgjati për një dekadë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment