Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Skadon moratoriumi anti-skaf. Gaçi: Berisha të mos guxojë ta risjellë për rinovim

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Skadon moratoriumi anti-skaf. Gaçi: Berisha të mos guxojë ta risjellë për rinovim
Mar 2nd 2013, 19:37

skafet-300x196Pas shtatë vitesh në fuqi, ka përfunduar edhe moratoriumi kundër mjeteve të lundrimit, i vendosur nga Sali Berisha kur erdhi në pushtet duke justifikuar luftën kundër trafiqeve.

Por operatorët turistikë nisën të ankohen se një moratorium i tillë po i dëmton ata.

Deputeti socialist, Artan Gaçi, që pati udhëhequr një nismë për heqjen e moratoriumit, ka deklaruar se ujërat e Shqipërisë janë çliruar nga një moratorium antikombëtar.

"Këtë muaj skadon efekti i moratoriumit të mjeteve motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë fillimisht hyrë në fuqi në 03/04/2006 dhe i rinovuar për një afat tjetër trevjeçar në datë 04/02/2010. Këto ditë të shkurtit detet dhe liqenet shqiptare janë të çliruara nga efektet bllokuese të atij moratoriumi antikushtetues dhe antikombëtar.

Për shfuqizimin e tij nuk shërbeu as amendimi i bërë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mars të vitit të shkuar, as amendimi dhe deklaratat publike të disa prej partive dhe kolegëve të mazhorancës, as thirrja publike e kryetarëve të komunave dhe bashkive bregdetare dhe liqenore, as kërkesat e shoqatave dhe operatorëve turistikë, e aq më pak interesat e qytetarëve të këtyre vendbanimeve bregdetare të cilët për shkak të këtij bllokimi vuajtën pasojat e drejtpërdrejta mbi ekonomitë e tyre.

Arrogancë e kësaj qeverie nuk u mjaftua me shpërfilljen flagrante të opinionit publik por shkoi deri aty sa të rishkelte edhe njëherë kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit duke mos futur për shqyrtim e më pas për votim në séancë as amendimin e Partisë Socialiste dhe as amendimin e dy deputetëve të mazhorancës.

Të tillë arrogancë kundër interesit të qytetarëve të tyre vetëm Sali Berisha dhe diktatori i përjetshëm i Koresë së Veriut Kim II-sung kanë guxuar të tregojnë.

Sot që shqiptarët janë sërish të lirë të shfrytëzojnë detet dhe liqenet e tyre, i bëjmë thirrje Sali Berishës të mos guxojë ta risjellë për rinovim këtë moratorium. Ditën kur Sali Berisha do të risjellë për votim rinovimin e moratoriumit nuk do të hasë vetëm në kundërshtinë e opinionit publik e Partisë Socialiste, por do të jetë dita kur ai do të humbë edhe mazhorancën në parlament.

Qytetarë që jetoni në vijën bregdetare të detit Adriatik e detit Jon, të liqenit të Shkodrës, Ohrit, Prespës e Fierzës, gëzuar lirinë e shfrytëzimit të ujërave tuaj!" tha Gaçi.

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment