Pages

Friday, March 1, 2013

Gazeta Tema: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup
Mar 1st 2013, 18:15

sherri 1Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup.

Në këtë incident të dhunshëm janë lënduar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me sende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas, informon agjencia e lajmeve INA.

Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. "Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin", ka theksuar për INA, Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.

Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptar dhe ka arritur që të mbyllë me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. "Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policë me uniformë, por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose s'ka hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve", ka theksuar një nxënës shqiptar i shkollës "Zef Lush Marku", i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë. (INA)

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment