Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Qeni i shpëton jetën vogëlushes 3- vjeçare në Poloni

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Qeni i shpëton jetën vogëlushes 3- vjeçare në Poloni
Mar 2nd 2013, 18:20

qenZjarrfikësit në Poloni thonë se një qen i vogël i ka shpëtuar jetën një vogëlusheje 3- vjeçare, që kishte humbur.

Sipas BBC, vogëlushja Julia u zhduk të premten dhe u gjet të shtunën pranë një kënete disa kilometra larg shtëpisë së saj.

Pranë kishte qenin.

Tani ajo është në një spital në Poloni.

Zjarrfikësit thonë se qeni e ka mbajtur vajzën të ngrohtë përgjatë gjithë natës, duke e ndihmuar që të mbijetojë.

"Përgjatë gjithë natës, kafsha ishte bashkë me vajzën dhe nuk u largua kurrë. Mos harroni se temperatura ishte minus pesë gradë celsius dhe vajza ishte e lagur," tha një zjarrfikës.

Më shumë se 200 njerëz nisën që të kërkojnë për vajzën gjatë gjithë natës.

Ajo u zbulua kur u dëgjua e qara e saj.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment