Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Ministria e Bujqësisë mohon që shiten hormone për kafshët, por nën banakë e gjen lehtësisht

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ministria e Bujqësisë mohon që shiten hormone për kafshët, por nën banakë e gjen lehtësisht
Mar 2nd 2013, 19:31

Qoftet janë të sigurta, hajini

Qoftet janë të sigurta, hajini

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit me anë të një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi bën me dije se në të gjitha kontrollet e ushtruara në 12 depo farmaceutike dhe 108 farmaci veterinare nuk gjeti asnjë flakon të ilaçit Boldemec që rezulton të jetë i ndaluar në Shqipëri që prej vitit 2006 pas urdhrit të ministrit.

Ministria sqaron se kjo substance është regjistruar nga kompania Peruane AGROVET, me përfaqësi subjektin tregtar te PMV MILIFAR për t'u përdorur si antiparazitar në kafshë.

Preparati është importuar në 2007 në një sasi prej 4000 flakon. Nga kjo sasi, deri në momentin e daljes së urdhrit të parë për ndalim janë tregtuar rreth 600 flakonë. Në qershor 2010 Boldemec skadoi dhe 3 mijë e 481 flakone kompania i ka pasur ato në stok jashtë përdorimit në ambientet e saj.

Kjo sasi do të asgjësohet brenda pak ditëve në inceneritorin e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Pas publikimit në Top Channel të dëshmive se si në Shqipëri shitet ende në farmacitë veterinare ky preparat i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve janë bërë kontrolle në Shkodër dhe Elbasan dhe zyrtarisht thuhet se nuk ka asnjë flakon të këtij ilaçi.

Por investigimi i gazetarëve të Top Channel tregoi se ende nën dore, nën banak apo në bagazhe automjetesh shitet Boldemec me datë skadence qershorin e vitit 2013. Ky ilaç që është hormonal me baze testosteronin, nuk përdoret kundër parazitëve, siç thuhet në njoftim, por për të rritur artificialisht masën trupore të kafshëve. Në fletën shoqëruese të këtij medikamenti kjo është e shkruar shumë qartë nga prodhuesi.

Përdorimi i këtij injeksioni te viçat që përdoren për mish është shume i dëmshëm për njerëzit që i konsumojnë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment