Pages

Friday, March 1, 2013

Gazeta Tema: “Më ka marrë malli për mamin. Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja” (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Më ka marrë malli për mamin. Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja" (FOTO)
Mar 1st 2013, 18:00

Një baron famëkeq droge është ekzekutuar në Kinë, ndërkohë që pamjet përpara ekzekutimit janë transmetuar live për të gjithë kombin kinez.

Gangsteri nga Burma, Naw Kham ishte një nga katër të dënuarit me vdekje, që doli përpara kamerave në Kinë, ndërsa dërgoheshin për në dhomën e ekzekutimit.

Mediat kanë transmetuar pamjet live të katër të burgosurve, të dënuar për vrasjen e 13 peshkatarëve kinezë në lumin Mekong në vitin 2011. Ata u ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës.

Momenti i vdekjes nuk është transmetuar live.

Kham mendohet se është një trafikant dhe një zot lufte në Trekëndëshin e Artë që përfshin Tajlandën, Laosin dhe Burmën.

Mediat kanë transmetuar edhe një intervistë me Kham, që është regjistruar në fillim të javës.

"Më mungon mamaja… Nuk dua të vdes. Kam frikë të vdes," tha ai.

"Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen si unë. Kam frikë nga vdekja. Dua të jetoj," tha ai.

Ngjarja e vitit 2011 në lumin Mekong ndodhi pas një serie incidentesh, ku varkat vidheshin në këtë rajon, të njohur për trafikun e drogës.

Në atë kohë u raportua se ata deshën të vidhnin anijet për të transportuar drogë në Tajlandë, ndaj qëlluan mbi peshkatarët.

1

2

3

4

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment