Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta Tema: LGBT: Votojmë atë forcë politike që na lejon të adoptojmë fëmijë dhe të ndërtojmë familje

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
LGBT: Votojmë atë forcë politike që na lejon të adoptojmë fëmijë dhe të ndërtojmë familje
Mar 3rd 2013, 19:12

Albania-gay-logo-300x181Duke folur për dokumentarin "Të fshehur mes jush" të realizuar nga Pro LGBT me mbështetjen e fondacionit Soros, Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT artikulon në një intervistë për "Panorama" kërkesën e komunitetit LGBT për të patur të drejtën e adoptimit të fëmijëve dhe legalizimin e të drejtës për të ndërtuar familje e për të rritur fëmijë.

Duke folur për prindërimin Karaj, thotë: "Ne do të votojmë në qershor dhe duam të dimë: cila forcë politike mbështet të drejtën tonë për të krijuar familje, për të gëzuar privilegjet, por edhe detyrimet që kanë të gjitha çiftet, qoftë në martesë, qoftë në bashkëjetesë? Cila forcë politike ka menduar të na sigurojë të drejtën për të adoptuar fëmijë, në rast se çiftet LGBT plotësojnë të gjitha kushtet e kriteret për t'i siguruar jetë të lumtur fëmijëve? Dhe mbi të gjitha, cila forcë politike do mendojë për masa konkrete për të çrrënjosur diskriminimin në arsim, në aksesin në shëndetësi dhe kudo ku shfaqen persona homoseksualë? Deri tani, ne ende nuk e dimë…".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment