Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta Tema: Kim po vdes për një telefonatë nga Obama (si doktori ynë)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kim po vdes për një telefonatë nga Obama (si doktori ynë)
Mar 4th 2013, 19:03

rodman"Ambasadori" më i ri i Koresë së Veriut në SHBA ka unazë në hundë dhe plot tatuazhe ("fuck it" lexon një prej tatuazheve në krah).

Askujt nuk ia kishte marrë mendja që basketbollisti Dennis Rodman, 51- vjeç, do merrte këtë rol.

Por pas vizitës së tij në Korenë e Veriut, ku është parë në krah të diktatorit Kim Jong-un, ai është kthyer me një mesazh në SHBA.

Duke folur për ABC, ai tha: "Kim do që Obama të bëjë vetëm një gjë- ta marrë në telefon".

"Ai është një djalë i mirë. E kam shok," tha basketbollisti.

Rodman dhe Kim Jong-un kanë biseduar se si edhe presidenti amerikan është tifoz i basketbollit si diktatori buzëqumësht i vendit komunist.

Rodman tha se kishte shkuar atje për të zbuluar se si ishte realisht ai vend.

Tensionet mes Koresë dhe SHBA janë shtuar pas testimit të një bombe bërthamore nga vendi komunist.

30 mijë ushtarë amerikanë gjenden në kufi me Korenë e Veriut.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment