Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta Tema: Kardinalët vijnë në Romë, mes tyre dhe një protestues (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kardinalët vijnë në Romë, mes tyre dhe një protestues (FOTO)
Mar 4th 2013, 18:32

Ndërkohë që kardinalët kanë mbërritur në Romë për të vendosur një datë për konklavën, ku do të zgjidhet Papa i ri, një protestues, i veshur si kardinal, është përzier mes tyre, duke synuar të hyjë në sallën e takimit.

Atë e kanë marrë për kardinal fillimisht, pasi ishte veshur njësoj, por dështoi që të hynte në sallë pasi rojet e sigurisë vunë re se rroba e tij ishte më e shkurtër se e kardinalëve.

"Kardinali" mashtrues është Ralph Napierski, nga Australia, që e quan veten Basilius.

Raportohet se ai do protestonte përpara kardinalëve në lidhje me skandalet e fundit të abuzimit seksual me fëmijët nga ana e klerit.

Pasi e larguan, zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi tha se të gjithë ata në sallë janë kardinalët e vërtetë.

Kardinalët mblidhen paraprakisht për të diskutuar në lidhje me kandidaturat e mundshme. Ata njihen më mirë me njëri- tjetrin dhe shqyrtojnë po ashtu edhe problemet e Kishës Katolike.

1

2

3

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment