Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta Tema: Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove!

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Kabllogrami Withers: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Jo, bëhet qengj po ia kujtove!
Mar 3rd 2013, 19:32

berisha_withers

Në një kabllogram të faqes Wikileaks që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Widhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe.

Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës, nis kabllogrami. Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar, raporton gazeta "Shqiptarja".

Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE. Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë.

Në këto kushte, Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës, thuhet në kabllogram. Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve. Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi, thuhet në kabllogram.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment