Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta Tema: Gjysma e kryetarëve të komunave nga PDK-ja kanë probleme me ligjin

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Gjysma e kryetarëve të komunave nga PDK-ja kanë probleme me ligjin
Mar 3rd 2013, 19:38

f1_03-pdkista-balline-nr-1-hioqet-nr-71362334134Shtatë nga 14 kryetarët e komunave të drejtuara nga PDK-ja janë të dënuar, të akuzuar dhe duke u hetuar për vepra kriminale dhe korrupsion. Në shtatë e ka çuar numrin kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili po ashtu vjen nga partia në pushtet, i akuzuar së fundmi nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV-ja. I dalë fitues nga zgjedhjet lokale të 2009-shit, Xhabir Zharku u bë një nga rastet më eklatante të ikjes nga drejtësia e një zyrtari publik, i cili është i dënuar me tre vjet burgim për veprat penale "detyrim" dhe "armëmbajtje pa leje", por ai refuzon të vuajë dënimin e shqiptuar.

I ulur në bankën e të akuzuarve ka qenë edhe Bajrush Xhemajli pasi në një aksident komunikacioni kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Xhemajli për më shumë se një vit i ka rezistuar vuajtjes së dënimit. Pas disa ankesave, Gjykata Kushtetuese vendosi që rasti të kthehet në rigjykim. Por hiç më mirë punët më organet e drejtësisë nuk i ka pasur dhe nuk i ka as Nexhmedin Arifi, kryetari i Vitisë, që po ashtu është nga radhët e PDK-së.  Aktakuzës nuk i ka shpëtuar as i forti i PDK-së, Sami Lushtaku. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Lushtakut dhe pronarit të ish-të përditshmes "Infopress", Rexhep Hoti, pasi dyshohet të kenë kryer vepra penale. Zyrtari tjetër i Partisë Demokratike nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare është kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa. Por fat të njëjtë sikurse edhe gjashtë kryetarët e tjerë të PDK-së ka edhe kryetari i Drenasit, po ashtu nga PDK-ja, Nexhat Demaku, kundër të cilit ka nisur një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë./KD

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment