Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta Tema: Gazetari i Klan Kosova keqtrajtohet nga policia maqedonase

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Gazetari i Klan Kosova keqtrajtohet nga policia maqedonase
Mar 3rd 2013, 17:46

kushtrimi_666666Policia maqedonase ka keqtrajtuar në Shkup gazetarin e Klan Kosovës, Kushtrim Sadikun dhe kameramanin Arben Restelica, të cilët kishin shkuar atje për të raportuar rreth situatës së fundit.

Sadiku, në një prononcim për ExpressOnline, ka treguar se rreth orës 1:15 minuta janë ndaluar nga policia në afërsi të Bit Pazarit.

Aty janë ndalur për rreth 30 minuta, ku janë fyer rëndë nga policia e shtetit fqinj.

"Oficerë me uniformë dhe civilë më ndaluan të filmoj dhe ta kryej punën time të gazetarit. Krejt kjo pa më dhënë asnjë shpjegim", thotë Sadiku.

"Madje më thanë se këtu ka ligje e në shtetin qe vij unë (Kosova) nuk po respektohen ligji, me fjalët me denigruese e kërcënuese. Më liruan pas gjysmë orë, pasi që ndërhyn kolegët nga Lajm Meqedonia".

Por, megjithëse janë liruar, gazetarët e Klan Kosovës nuk janë lejuar të filmojnë./EXPRESS

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment