Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta Tema: FORBES: Carlos Slim është sërish njeriu më i pasur në botë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
FORBES: Carlos Slim është sërish njeriu më i pasur në botë
Mar 4th 2013, 18:43

carlosMiliarderi meksikan, Carlos Slim, është shpallur njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit me radhë.

Renditja është publikuar nga revista Forbes.

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Warren Buffet ka rënë në vendin e katërt, duke mos qenë në tre vendet e para.

Nepali, një nga vendet më të goditura nga varfëria, ka në listë të parin miliarder, Binod Chaudhary.

Pasuria e Slim ka kërcyer nga 69 miliard në vitin e shkuar në 73 miliard këtë vit.

Në vend të tretë është spanjolli Amancio Ortega, pronari i Zara, me një pasuri prej 57 miliard dollarë.

Në total lista e miliarderëve për këtë vit ka shkuar në 1.426 persona, një rritje prej 16 përqind me një vit më parë.

Sivjet në listë janë 210 miliarderë nga 42 vende.

SHBA ka më shumë miliarderë, 442 në total, pasuar nga Azia- Paqësori me 386, Europa me 366, Lindja e Mesme dhe Afrika me nga 103.

Shumica e miliarderëve e kanë bërë vetë pasurinë, 961, kurse 184 e kanë trashëguar atë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment