Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: “Emigrantët e bëjnë malin e plehrave sa unë në këmbë”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Emigrantët e bëjnë malin e plehrave sa unë në këmbë"
Mar 2nd 2013, 17:19

Kryebashkiaku i një qyteti gjerman pretendon se emigrantët, kryesisht ata bullgarë dhe rumunë, po shkaktojnë shumë probleme në qytet. Ai thotë se bashkia shpenzon më shumë se 20 milion euro në vit për ta.

Soeren Link, kryebashkiaku i majtë i qytetit Duisburg, pranë kufirit me Holandën, pretendon se prostitucioni dhe vjedhjet janë shtuar që kur emigrantët nga Bullgaria e Rumania nisën të vijnë.

Ai tha se në lagjet e tyre, "malet e plehrave janë më të mëdha se unë në këmbë".

"Fëmijët keqpërdoren dhe dërgohen në mision për të vjedhur," tha ai.

Gjermania është një nga vendet me politika më të shumta sociale në Europë.

Qytetarët gjermanë kanë përkrahur deklaratat e tij.

Një pensionist tha: "Nëse unë hedh plehrat në rrugë, menjëherë me vjen fletë- thirrja për gjyq. Pse nuk ndodh kështu edhe me ata".

Kurse një tjetër qytetare tha se ka simpati për ata njerëz të varfër, por shtoi se kishte frikë nga ata.

1

2

3

4

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment