Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta Tema: Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një “komplot të regjistruar”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një "komplot të regjistruar"
Mar 5th 2013, 19:56

berisha me komp

Në momentet që Berisha po tentonte të negocionte me opozitën për votimin e 3 ligjeve, ai ka konsumuar edhe një batutë që citohet në shtyp. "A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T'jua them sot?"- pyeti ai, ndërsa nga pas shpine kryetarja e Kuvendit e nxiste ta tregonte. "Do jua sjell të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi…"

E përditshmja DITA ka botuar një artikull ku flet për një debat të brendshëm në KQZ lidhur me një informacion që u është dhënë anëtarëve të majtë në Komision për vendosje përgjuesash në zyrën e tyre.

Shkruan Dita: "Dy anëtarët e Komisionit kanë marrë informacion nga persona të administratës se zyrat e tyre janë nën përgjim dhe kanë tentuar madje dhe "pastrimin" e zonës duke porositur privatisht aparatura për gjurmimin e pajisjeve. Për këtë skandal janë informuar pak ditë më parë edhe politikanë të lartë në vend nga dy anëtarët e Komisionit, ndërsa duket se ndërhyrja mund të jetë kryer me lehtësi nga personat e interesuar në përgjim pasi vetë konstruksioni i godinës së KQZ-së e ka avantazhuar një gjë të tillë. Zyrat e komisionerëve janë të lidhura me dy dyer, njëra derë që komunikon me institucionin e KQZ-së çelësin e së cilës e kanë anëtarët e komisionit, ndërsa dera tjetër komunikon me godinën e Pallatit të Kongreseve…"

http://respublica.al/artikuj/2013/03/05/dyshimet-per-cimka-ne-kqz-dhe-berisha-qe-flet-si-pa-te-keq-per-nje-komplot-te

 

 

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment