Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Berisha: Lufta kundër korrupsionit do mësohet në shkolla (kush do i japë leksionet?)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha: Lufta kundër korrupsionit do mësohet në shkolla (kush do i japë leksionet?)
Mar 2nd 2013, 18:55

berisha me kompPara pak kohësh, ish- ambasadori i Danimarkës në Shqipëri, i pyetur se si mund të luftohet korrupsioni, dha një përgjigje të thjeshtë: korrupsioni luftohet duke mos bërë korrupsion.

Por për kryeministrin Sali Berisha korrupsioni, që është nëna e të këqijave, duhet të mësohet edhe në shkolla. Ai tha se duhet shqyrtuar mundësia që lufta kundër korrupsionit të jetë lëndë në shkollë.

"Absolutisht është e domosdoshme, madje është detyrë që në shkollë të merret informacioni më i gjerë për standardet, normat, kërkesat që nevojiten për të qëndruar me dinjitet midis kombeve të qytetëruara. Ju prekët një nga çështjet më themelore, korrupsionin. Unë dua t'ju garantoj se në bindjen time më të thellë, më absolute, në luftën kundër këtij faktori qëndron çdo sukses tjetër dhe se ky faktor është nëna e të gjitha të këqijave të tjera. Por, meqenëse po e trajtoj këtë problem, unë e kam konsideruar dhe e konsideroj jetike luftën kundër tij. Po referohem të ardhurave. Këto kanë qenë vitet e krizës më të thellë që ka njohur bota perëndimore," tha Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment