Pages

Saturday, March 2, 2013

Gazeta Tema: Bën foto me kokën e mamasë, pasi ia pret me sharrë (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Bën foto me kokën e mamasë, pasi ia pret me sharrë (FOTO)
Mar 2nd 2013, 18:46

Një i ri nga Bronksi në Nju Jork është arrestuar pasi ka vrarë mamanë e tij, duke e prerë në copa.

Bahsid McLean, 23 vjeç, i preu kokën mamasë së tij me një sharrë elektrike dhe më pas me foton në dorë, ai pozonte përpara pasqyrës së banjos.

23- vjeçari e mbante kokën e mamasë, Tanya Byrd, 45- vjeç, si një trofe.

Policia e ka arrestuar të riun dhe deklaron se ai e vrau mamanë pasi u zu me të pse ajo i tha që duhej të rritej.

Një zyrtar i policisë tha se janë gjetur disa foto të tmerrshme në celularin e McLean.

"Nuk mund të flija pasi pashë ato foto. E tmerrshme dhe çnjerëzore ajo që i ka bërë mamasë," tha ai.

Policia thotë se pasi McLean e theri për vdekje mamanë, ia ndau trupin në copa me një sharrë elektrike dhe copat i shpërndau nëpër lagje.

Ai së bashku me një shok i futën copat në qese plehrash dhe i hodhën në katër vende të ndryshme.

I riu doli përpara gjykatës, ndërkohë që mbante veshur një qese sepse urinonte vazhdimisht.

Ai mbahet nën mbikëqyrje pasi mund të vrasë veten.

Mamaja e tij vazhdimisht i kërkonte që të rritej dhe të vendosej në një apartament tjetër.

McLean kishte hapur një faqe në Twitter dhe një në MySpace ku shkruante "Kill Tanya Byrd".

Tani ai do i nënshtrohet një ekzaminimi psikik.

Bronx Murder

2

3

4

5

6

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment