Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta Tema: “Asnjë bebe nuk duhet të vdesë nga një puthje” (FOTO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
"Asnjë bebe nuk duhet të vdesë nga një puthje" (FOTO)
Mar 4th 2013, 18:21

Një vogëlush i lindur para kohe ka vdekur pasi babai e puthi, duke i transmetuar një virus.

Britaniku Carl McLaren puthi vogëlushin Kaiden, duke i ngjitur virusin.

Për rreth gjashtë javë fëmija ishte në jetë me një aparat, por mjekët nuk arritën t'i shpëtojnë jetën dhe ai vdiq kur bëri dy muaj.

Prindërit u tmerruan kur zbuluan se bebja vdiq për shkak të herpesit. Nëna, Marrie- Claire, 28 vjeç, thotë se kishte pyetur se si ka mundësi që një bebe të ketë herres.

Por mjekët thanë se do jetë transmetuar nga babai.

"Carl u këput. Që prej atëherë vazhdon të fajësojë veten," thotë 28- vjeçarja.

"Por unë kurrë nuk e fajësoj atë. Ai ka bërë gjithçka për të mbuluar beben tonë me dashuri. Ka qenë një baba perfekt. Urrej që ta shoh duke ndëshkuar veten".

Ata u lumturuan shumë kur zbuluan se prisnin një djalë.

"Asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë nga një puthje," thotë mamaja e Kaiden.

Për fat ajo është sërish shtatzënë.

1

2

3

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment