Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta Tema: Albani dhe Miriami, të gatshëm për fëmijë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Albani dhe Miriami, të gatshëm për fëmijë
Mar 3rd 2013, 17:30

albanPas gjashtë vitesh në lidhje të lumtur, dyshja e këngëtarëve Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, janë të gatshëm të forcojnë edhe më shumë lidhjen e tyre.

Në të vërtetë, kantautori i cili edhe këtë vit do të jetë pjesë e shout për talente të reja "X-Factor", Alban Skenderaj, gjatë një interviste ka deklaruar se si ai ashtu edhe Miriami do t'i gëzoheshin ardhjes së një fëmije në jetën e tyre, por se kur do të ndodhë kjo, ata nuk e dinë dhe duan t'ia lënë kohës, sikurse që nuk kanë asgjë të sigurt edhe për martesën e tyre.

"Nuk kemi në plan ndonjë gjë, që të mund them se do te kemi diçka këtë verë apo verën tjetër, por kam përshtypjen shumë shpejt ne duam që të hedhim hapin e fundit të kurorëzimit tonë, gjithashtu edhe një fëmijë është një proces i pashmangshëm i një raporti 6 vjeçar gati, kështu që janë gjëra që janë duke ardhur, por ne i lëmë kohë vetes dhe procesit, sepse është diçka biologjike", ka thanë Albani.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment