Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta Tema: AKIP: Vendimi për referendumin për plehrat, historik, por beteja nuk ka përfunduar ende

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
AKIP: Vendimi për referendumin për plehrat, historik, por beteja nuk ka përfunduar ende
Mar 5th 2013, 19:52

Importi-i-plehrave-protese-noa.al_Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), ka reaguar pas lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile zhvillimit të këtij referendumi.

Ata e quajnë këtë një moment historik.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën mbajtjes së një referendum të përgjithshëm mbi importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë është një nga momentet më pozitive të historisë së demokracisë shqiptare. Jemi para një momenti historik, sepse për herë të parë në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar një iniciativë referendare qytetare shkon e sigurt drejt kryerjes së një referendumi kombëtar," thuhet në deklaratën e AKIP.

Megjithatë aktivistët e shoqërisë civile thonë se beteja kundër importit të plehrave nuk ka mbaruar ende.

"Mbi 64 mijë qytetarët firmëtarë mund të ndjehen krenarë se ne të gjithë ia dolëm. Grupi nismëtar e ka të vështirë të harrojë përpjekjet dhe këmbënguljen e të gjithë firmëtarëve për të dhënë firmën e tyre në përputhje me kushtet torturuese të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë muajve të parë të vitit 2012.

Për secilin prej atyre që firmosën, një falënderim i veçantë në emër të të gjithë shqiptarëve. Secili prej tyre duhet të ndihet sot krenar sepse ka kontribuar jo vetëm në forcimin e demokracisë, por edhe në mbrojtjen e vendit dhe të jetës sonë nga rreziku i importimit të plehrave. Së fundi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pretendimet e qeverisë kundër mbajtjes së referendumit ishin të pabaza.

Lejimi i referendumit për importin e mbetjeve është një arritje e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Megjithatë beteja kundër importit të plehrave nuk ka përfunduar ende".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment