Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Tiranë, 11-vjeçari gjendet i varur në pemë, dyshohet për vetëvarje

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Tiranë, 11-vjeçari gjendet i varur në pemë, dyshohet për vetëvarje
Mar 5th 2013, 19:00

Policia-Tirane1-Një 11-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar, pak metra larg banesës së tij në fshatin Znelaj të Sharrës, në periferi të Tiranës. Paraprakisht mësohet se trupi i fëmijës A.H është gjetur rreth orës 18:15 minuta nga familjarët, varur tek një pemë.

Megjithë përpjekjen e tyre, fëmija ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është dërguar për në morgun e QSUT-së për t'iu nënshtruar një autopsie që do të japë përgjigjen e saktë mbi shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht policia po heton në pistën e vetëvarjes. Ndërkohë familjarët e 11-vjeçarit nuk dinë të sqarojnë motivin që e ka detyruar të kryejë aktin e vetëflijimit. Policia po punon për zbardhen e plotë të ngjarjes së rëndë.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Tiranë, 11-vjeçari gjendet i varur në pemë, dyshohet për vetëvarje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment