Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Spahiu: Berisha po shet pasurinë kombëtare për të mbushur vrimat e zeza të buxhetit

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Spahiu: Berisha po shet pasurinë kombëtare për të mbushur vrimat e zeza të buxhetit
Mar 5th 2013, 17:52

AKAleanca Kuq e Zi zhvilloi pasditen e së martës zgjedhjet për strukturat drejtuese të degëve të kësaj partie për Njësitë Bashkiake nr. 1 dhe 3. Në fillim të takimit, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu është ndaluar në miratimin e djeshëm nga Kuvendi të projekt/ligjit për privatizimin e 4 HEC-ve. Sipas Spahiut pas 4 muajsh do të hetohen të gjitha privatizimet e asaj që e ka cilësuar si qeveria e gangsterëve.

“Aleanca Kuqezi po ndjek me shqetësim shumë të madh përpjekjet e që po bën shtetasi Berisha në krye të qeverisë kukull për të përdorur diktaturën e mazhorancës parlamentare për privatizimin e HEC-ve në Shqipëri. Mbasi ka konsumuar çdo vepër krimi ekonomik kombëtar në krye të Qeverisë, në këto pak muaj që i ka mbetur në krye të saj, shtetasi Sali Berisha po baltos edhe deputetët e tij, me qëllim që të fshehë krimin ekonomik kombëtar mbrapa votës së parlamentarëve.

Ka disa vite që shtetasi Sali Berisha me qeverinë e tij të inkriminuar në krime ekonomike e korrupsion ka vënë dorë mbi pasuritë më të mëdha të vendit e popullit shqiptar. Pasuria e kromit, u dha me koncesion, e mbasi kompania koncesionare e shfrytëzoi barbarisht duke shkelur me të dy këmbët kontratën koncesionare iku nga Shqipëri, duke lënë pas një rrënojë me pasoja ekonomike shumë të rënda për vendin”, ka thënë Spahiu.

Lideri i kuqezinjve është ndalur më tej në privatizimet në sektorin e naftës, që sipas tij po vuan agoninë e plotë vetëm nga politika antikombëtare e Qeverisë Berisha. “Në këtë vazhdë të politikës ekonomike tërësisht antikombëtare po shiten edhe HEC-et e vendit. Ky është krimi më i rëndë që po bëhet për të mbushur vrimat e zeza të buxhetit, për mbushur xhepat e pangishëm të qeverisë së shtetasit Berisha dhe për të financuar fushatën elektorale të qeverisë antikombëtare. Aleanca Kuqezi i drejtohet popullit shqiptar për reagim mbarë kombëtar për mbrojtjen e pasurisë së tij nga plaçkitja e rrënimi, ndërsa shtetasit Berisha e qeverisë së tij i kujton se kjo nuk është fushata elektorale, por fushata funerale e tyre”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Gjatë këtij takimi Spahiu ka prezantuar z.Rezar Balla si kandidat për Kreun e Aleancës Kuq e Zi të Degës së Tiranës.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Spahiu: Berisha po shet pasurinë kombëtare për të mbushur vrimat e zeza të buxhetit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment