Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Rubik, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, policia nis hetimet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rubik, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, policia nis hetimet
Mar 5th 2013, 19:15

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një 24-vjeçar nga Rubiku është qëlluar në pritë fare pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme,  në fshatin Rreth i Epërm, ndërkohë që policia lokale ka pohuar se 24-vjeçari Bardhok Gega është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij.

I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërkohë që paraprakisht mjekët kanë pohuar se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia ka deklaruar se është identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që po punon edhe për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të krimit, deri në përfundim të hetimeve.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rubik, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment