Pages

Tuesday, March 5, 2013

Gazeta SHQIP: Rama në Fushë-Krujë: Nuk kemi asnjë metër rrugë të certifikuar sipas standardeve të BE

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rama në Fushë-Krujë: Nuk kemi asnjë metër rrugë të certifikuar sipas standardeve të BE
Mar 5th 2013, 18:20

5-mars-Rama-fotoPartia Socialiste ka organizuar sot në qytetin e Fushë-Krujës një takim me temë "Siguria Rrugore". Në takim është diskutuar gjendja aktuale e infrastrukturës rrugore në vend si dhe pasojat tragjike që sjell situata skandaloze e rrugëve për jetën e qytetarëve. Po ashtu është bërë një prezantim i strategjisë së parashikuar në programin e PS, për një Rilindje Shqiptare për ta ndryshuar pasigurinë në rrugët e vendit.

Fushë Kruja, është zgjedhur jo rastësisht për këtë takim, pasi këtu fillon ajo që nga qytetarët është pagëzuar me emrin "autostrada e vdekjes", segmenti rrugor që lidh kryeqytetin me pjesën veriore të vendit. Në takimin me qytetarët e Fushë Krujës merrnin pjesë kryetari i PS, Edi Rama, Sekretari organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi, anëtarët e grupit të punës për programin, Eglantina Gjermeni dhe Artan Lame, si dhe drejtues të pushtetit vendor.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS-së, Edi Rama ka bërë një përshkrim të situatës tragjike në rrugë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë përballë kësaj situate: "Shqipëria ka katër herë më pak automjete për 100 mijë banorë se sa të gjitha vendet e Bashkimit Europian edhe të rajonit dhe katër herë më shumë aksidente për 100 mijë banorë. Qeveria ka ngritur një komitet. E quajnë komiteti ndërministror për sigurinë rrugore, që e kryeson kryeministri. Në tetë vjet ky komitet është mbledhur vetëm një herë, në vitin 2006 dhe ndërkohë sipas statistikave çdo ditë një shqiptar vdes në rrugë dhe tre të tjerë plagosen. Sot në vitin 2013 Shqipëria nuk ka asnjë metër rrugë të certifikuar dhe të plotësuar sipas standardeve europiane, siç i kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ose që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Në programin për mirëmbajtjen e rrugëve të gjithë Shqipërisë këta kanë vendosur vetëm 13 milionë dollarë, 1.3 milionë dollarë për gjithë veriun dhe 9 mijë dollarë për Rrugën e Kombit, ku sigurisht ka një element të pandashëm që është dëbora dhe vetëm për shkak të dëborës, mos të llogarisim asgjë tjetër, fondi i mirëmbajtjes duhet të jetë shumë i lartë.

Për sa kohë që qeveria nuk do të kuptojë, ose do të bëjë sikur nuk kupton që numri i madh i aksidenteve nuk është i lidhur me policinë, apo me qytetarin, por është i lidhur me gjendjen fizike të rrugëve, kjo gjendje nuk mund të përmirësohet ndjeshëm".

Më tej Rama është ndalur në atë se çfarë do të bëjë PS për të ndryshuar këtë situatë: "Ajo që ne do bëjmë është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Trafikut Rrugor, siç e ka gjithë bota. Ne duam është në sistemi arsimor shqiptar, publik apo jo publik, të ketë një program siç e ka gjithë Europa, të përshkallëzuar nga klasa e parë deri në shkollën e mesme, për edukimin rrugor. Ndërkohë që rrjetin kombëtar bazë do ta ripërtërijmë krejtësisht në të gjithë Shqipërinë. Me masat që do marrim në dy vitet e para do ta zvogëlojmë me 20% dhe në mandatin e parë ta përgjysmojmë numrin e vdekjeve për shkak të rrugës në Shqipëri".

Kryetari i PS ka shfrytëzuar rastin për të komentuar edhe vendimin e qeverisë për të parashikuar në buxhetin e vitit 2013 shpenzime vetëm për shtatë muaj dhe jo për 12. "Buxheti e konsideron vitin 2013, si një vit me 7 muaj dhe jo me 12 muaj, sigurisht që kjo nuk është një lajthitje, në kuptimin e përpjekjes së qeverisë për ta ndryshuar edhe kalendarin nga 12 muaj në 7. Kjo është shprehje e faktit që kjo qeveri e di se pas shtatë muajsh nuk do jetë më", është shprehur Rama.

5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Rama në Fushë-Krujë: Nuk kemi asnjë metër rrugë të certifikuar sipas standardeve të BE burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment