Pages

Friday, March 1, 2013

Gazeta SHQIP: Protesta të dhunshme në Shkup, sulmohen me sende të forta disa shqiptarë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Protesta të dhunshme në Shkup, sulmohen me sende të forta disa shqiptarë
Mar 1st 2013, 18:43

protesta ne shkupDisa dhjetëra qytetarë maqedonas kanë protestuar para Qeverisë në Shkup, në shenjë pakënaqësie ndaj emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant i UÇK-së, për ministër të Mbrojtjes.

Ata kanë thënë se është e papranueshme që një komandant i një "organizate terroriste" të udhëheqë këtë institucion. Siç njoftojnë mediat vendase, të cilat kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, turma e protestuesve, kryesisht të rinj, është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonte edhe në anën tjetër të Shkupit. Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë, të cilët po kalonin urën, dhe ju janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.

Forcat e sigurisë të cilat kanë ndërhyrë me vonesë, kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.

Kundër emërimit të Xhaferit, të premten në Shkup ka protestuar edhe organizata "Dinjiteti", e cila tubon ish-pjesëtarët e forcave maqedonase, që kanë luftuar në konfliktin e vitit 2001.

1 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Protesta të dhunshme në Shkup, sulmohen me sende të forta disa shqiptarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment