Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: Presidenti i Çekisë akuzohet për tradhëti kombëtare

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Presidenti i Çekisë akuzohet për tradhëti kombëtare
Mar 4th 2013, 20:17

Czech President Vaclav Klaus visit in Sofia, BulgariaPresidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, do të përballet me akuzën e "tradhëtisë kombëtare", pasi të largohet nga detyra e tij ditën e enjte.

Me një shumicë të ngushtë, ligjvënësit çekë votuan këtë të hënë që hetimi i ngritur ndaj kreut të shtetit të vazhdojë. Dhoma e Lartë aprovoi kështu kërkesën e prokurorisë, e cila ka nisur hetimin mbi dyshimet se Klaus shkeli kushtetutën, në një amnisti të përgjithshme që shpalli me rastin e Vitit të Ri.

Amnistia, e cila fali ose reduktoi dënimin për shumë krime, pezulloi edhe gjykimin e disa pushtetarëve apo figurave të tjera të larta, për çështje korrupsioni apo abuzimi me pushtetin. Sipas akuzës, ka dyshime që Klaus të ketë dashur të favorizojë qarqe pranë tij me këtë amnisti dhe nëse kjo do të provohet, presidenti ende në detyrë rrezikon të kalojë jetën e mbetur pas hekurave.

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti i Çekisë akuzohet për tradhëti kombëtare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment