Pages

Friday, March 1, 2013

Gazeta SHQIP: Misteri dhe mrekullia e liqenit të trëndafiltë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Misteri dhe mrekullia e liqenit të trëndafiltë
Mar 1st 2013, 19:07

liqeni hiller

Liqeni Hiller, i cili gjendet në mes të një ishulli në Australinë perëndimore konsiderohet si një nga mrekullitë e natyrës me pamje të rrallë. Edhe pse gjendet vetëm disa metra larg oqeanit, ky liqen ka ngjyrë rozë të theksuar, misterin e të cilës shkencëtarët ende sot e kësaj dite nuk kanë arritur ta shpjegojnë dot.

Liqeni është i kripur, me gjatësi rreth gjashtëqind metër dhe një rrip i ngushtë toke i përbërë nga dunat e rërës të mbuluara me bimësi e ndan atë nga oqeani.

liqeni hiller.jpg1

Arsyeja për ngjyrën e liqenit është ende duke u studiuar, dhe deri tani askush nuk ka dalë me një shpjegim të arsyeshëm. Megjithatë, shpjegimi më i mundshëm, sipas disa shkencëtarëve lidhet me përqendrimin e ulët të përbërësve ushqyes dhe llojet e ndryshme të baktereve dhe algave që janë përgjegjës për ngjyrën e trëndafiltë të liqenit, por në mostrat e ujit të marrë nga liqeni nuk ka asnjë gjurmë algash.

liqeni

1 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Misteri dhe mrekullia e liqenit të trëndafiltë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment