Pages

Sunday, March 3, 2013

Gazeta SHQIP: Lirimi i banesave, Avokati i Popullit: Akti normativ i pa studiuar mirë, ja dy zgjidhjet e problemit

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Lirimi i banesave, Avokati i Popullit: Akti normativ i pa studiuar mirë, ja dy zgjidhjet e problemit
Mar 3rd 2013, 18:07

Igli Totozani i dërgon një rekomandim kryeministrit Sali Berisha për zgjidhjen e problemit

avokati i popullitAvokati i Popullit, Igli Totozani, i ka rekomanduar kryeministrit Sali Berisha, ndryshimin dhe përmirësimin e bazës ligjore, për trajtimin me strehim në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, të individëve apo familjeve qiramarrëse, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara. Shkak për këtë nisëm është bërë depozitimi i një numri të madh ankesash, të mbërritur pranë këtij institucioni nga individë të ndryshëm, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.

"Duke u bazuar në përmbajtjen e aktit normativ nr.3 datë 1.08.2012, pas zhvillimit të një analize të kujdesshme dhe të detajuar të saj, i jemi drejtuar me shkresën nr.249 datë 11.09.2012, përkatësisht Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarëve të të gjithë grupeve parlamentare në Kuvend, si dhe deputetëve të pavarur, duke dhënë mendimet tona në lidhje me elementët e papajtueshmërisë së këtij akti normativ me Kushtetutën, si dhe duke dhënë sugjerimin që, ky akt të mos miratohej nga Kuvendi pasi, do të sillte pasoja serioze për subjektet ndaj të cilave ai drejtohej dhe do të përbënte rrezik potencial të krijimit të konflikteve të reja sociale. Pavarësisht këtij sugjerimi, akti normativ u miratua nga Kuvendi, ndërkohë që, disa shoqata të qiramarrësve në banesat e ish-pronarëve paraqitën një kërkese në Gjykatën Kushtetuese, për anulimin e këtij akti. Pas shqyrtimit që i ka bërë kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar atë, me vendimin përkatës.

Fakti është se, pas këtij momenti, në institucionin tonë janë paraqitur shumë ankesa, nga ana e individëve, apo familjeve qiramarrëse në banesat e ish pronarëve, të cilët praktikisht sot e gjejnë veten pa zgjidhje për problemin e tyre të strehimit. Gjithashtu, bashki të caktuara n'a janë drejtuar duke kërkuar bashkëpunimin tonë për zgjidhjen e gjendjes së krijuar, pasi nuk kanë mundësi reale për sistemimin e tyre në banesa sociale me qira", thuhet në  letrën rekomanduese.

Në të sqarohet se ankesat e paraqitura nga familjet qiramarrëse pas hyrjes në fuqi të aktit normativ, kanë nxjerrë në pah disa probleme konkrete: "-Një pjesë e mirë e këtyre familjeve qiramarrëse, ankohen se, në gjendjen e tyre aktuale edhe pse kanë aplikuar pranë BKT-së për të marrë kredi me 0% interes, sikurse parashikon akti normativ, nuk kanë mundur t'a përfitojnë atë, pasi sipas bankës, nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e kësaj kredie. -Këto familje ankohen se, megjithëse kanë aplikuar për trajtim me banesë sociale, jo vetëm nuk kanë përfituar një trajtim të tillë, por edhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e bashkive respektive, për këtë problem.

-Bashki të caktuara (sikurse Bashkia Kuçovë), kanë kërkuar ndihmën e Avokatit te Popullit me kërkesa konkrete, për të mundësuar trajtimin me banesa, apo kredi të këtyre familjeve, pasi ato vetë nuk disponojnë mundësi financiare, apo banesa sociale, për t'í trajtuar familjet përkatëse qiramarrëse sipas parashikimeve të aktit normativ.

Nga ankesat e paraqitura në institucionin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe, veç të tjerash rezulton se, një pjesë jo e vogël e këtyre familjeve qiramarrëse, kanë në përbërje të tyre, individë invalidë, shpesh herë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, individë të papunë, individë pensionistë pa asnjë përkrahje tjetër, apo edhe ish të dënuar politikë të regjimit komunist, pa përjashtuar familjet ku të ardhurat që merren në krahasim me numrin e pjesëtarëve përbërës, janë minimale". Avokati i Popullit thekson se nxjerrja e aktit normativ nuk është bazuar në një studim paraprak të mirëfilltë të gjendjes dhe numrit të familjeve qiramarrëse, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, si dhe të mundësive reale për trajtimin e tyre me strehim. "Së paku për rastet që janë paraqitur në institucionin e Avokatit të Popullit, evidentohet se, megjithëse akti normativ parashikon trajtimin e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, me kredi me 0% interes, apo me banesa sociale, që do t'u jepen nga qeverisja vendore, efektivisht kjo gjë në kushtet aktuale rezulton të jetë e pamundur. Aq më tepër, evidentohet si e parealizueshme, mënyra e sistemimit të të moshuarve, të paaftë të kujdesen dhe pa persona të tjerë në ngarkim, në qendrat e përkujdesjes për moshat e treta, sipas shifrave që zyrtarisht jepen për këtë qëllim nga ministria e linjës", thuhet në rekomandim.

Sipas Avokatit të Popullit dy janë zgjidhjet e mundshme për zgjidhjen e kësaj situate: 1. Kreditimi me interes 0 %, me shumën përkatëse të të hollave për përfitimin e një banese në tregun e lirë, direkt nga ana e shtetit, në favor të tyre, pa kaluar në procedurat bankare ose daljen garant nga ana e shtetit, për shumën e kredisë që, do të përfitohet në këto kushte nga ana e aplikuesve në BKT.  2. Alokimi sa më i shpejtë i fondeve të mjaftueshme nga buxheti i shtetit, Bashkive përkatëse, për ndërtimin e banesave sociale me të cilat, do të trajtohen me përparësi individët, apo familjet qiramarrëse të pastreha, banuese në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, sipas kërkesave specifike të bashkive.

"Është e kuptueshme se, realizimi i këtyre zgjidhjeve kërkon ndryshim dhe përmirësim të legjislacionit ekzistues specifik, që rregullon këto çështje, apo në rastin më të mirë nxjerrjen e një akti tjetër normativ nga ana e Këshillit të Ministrave, që do të adresonte dhe rregullonte këtë problematikë, e cila po rezulton emergjente", thuhet në rekomandim.

3 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Lirimi i banesave, Avokati i Popullit: Akti normativ i pa studiuar mirë, ja dy zgjidhjet e problemit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment