Pages

Monday, March 4, 2013

Gazeta SHQIP: Kukës, rrëzohet nga kati i tretë, 32-vjeçari në gjendje të rëndë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Kukës, rrëzohet nga kati i tretë, 32-vjeçari në gjendje të rëndë
Mar 4th 2013, 17:51

FotoNews_17204Një punëtor ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në ndërtim në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, kur Shkëlqim Koloshi, 32 vjeç, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Burimet policore kanë bërë të ditur se 32-vjeçari ka qenë duke suvatuar pjesën e jashtme të godinës kur ka ndodhur ngjarja. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit ku i është dhënë edhe ndihma e parë.

Për shkak të problemeve serioze që ka shfaqur, bluzat e bardha të Kukësit kanë vendosur që të transportohet me urgjencë për ndihmë më të specializuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

4 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Kukës, rrëzohet nga kati i tretë, 32-vjeçari në gjendje të rëndë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment